Sali Berisha do të mbajë sot konferencë shtypi në selinë e PD

273
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të zhvillojë sot një konferencë për mediat. Konferencat për ditën e premte janë paralajmëruar nga vetë Berisha, i cili ka deklaruar se do të jene të përjavshme.

Kjo vjen një ditë pas seancës parlamentare dhe deklaratave të Berishës, i cili hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës.

Në një prononcim për mediat nje dite me parë, para godinës së Parlamentit, Berisha e akuzoi Bashën ka të hapura dosje penale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Një prej dosjeve që rëndojnë ndaj Bashës sipas ish-Kryeministrit Berisha është edhe dosja e lobimit rus në SHBA. Për shkak të hetimeve për këtë dosje, sipas Berishës Basha nuk mund të udhëtojë drejt SHBA-së.

“Thirrjen ndaj SPAK-ut e kam bërë unë me kohë, por personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë kombëtare dhe ndërkombëtare është Lulzim Basha.

Kur të dalë para jush e pyesni se për çfarë arsye u kthye nga Roma në Tiranë dhe nuk shkoi dot në SHBA. E ka të hapur dosjen Nick Muzin nga FBI-ja.

Nëse shkonte përballej me ligjin. Kjo ndodhte. E keni në media, kur u nis me Gjekmarkaj në Uashington. Gjekmarkaj do të niset”, tha Berisha.