Qëllohet me breshëri arme drejt një biznesi në Nikël

134
Sigal

Sulmohet me armë zjarri një biznes privat në Nikël të Krujës gjatë natës.

Biznesi ndaj të cilit është qëlluar me breshëri plumbash është një mobilieri.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Pronari i biznesit ka denoncuar ngjarjen në polici sot në mëngjes.

Blutë kanë nisur hetimet.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.04.2022, rreth orës 08:20, shtetasi M. K. ka njoftuar sallën operative se në fasadën e objektit (mobilierisë) në pronësi të tij, ka konstatuar disa shenja, që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri gjatë natës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.