Sadist e narcist – një Kryeministër që masturbon publikisht mbi kufomën e viktimës së vet, vetëm shqiptarët kanë

280
Sigal

Deri dje, sado e vështirë për t’u kapërdirë, deklarata e Edi Ramës, e hedhur në rrjetet e veta sociale, kishte nja dy të vërteta që nuk i kundërshtoje dot.
Po citojmë: “Lërini në fatet e parashkruara, humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët kur i sheh se çfarë marrëzish bëjnë e thonë, të kujtojnë që të dy, fjalët e Xhokerit, “Skam më asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi.”

 
Në foto: Reagimi i Ramës pas protestës së dhunshme të Berishës

Po o Bablok, të drejtë ke, njëri është humbës kronik, ka humbur 5 palë zgjedhje deri tani. Lulzim Basha ia thonë emrin. Është ai që në fillim e zhveshe, pastaj e përdhunove, pastaj për ti mbyllur gojën ia mbushe xhepat plot me para dhe i the: ulu qetësohu tani. Dhe ai u ul në një cep dhe nuk bën as gëk, as mëk. Lulzim Basha nuk është vetëm një humbës kronik, siç i thua ti. Është një faqe e zezë e historisë së pas ’90-ës, është kufoma politike që vrave ti, mbi të cilën, ti sadist,  hipën sipër dhe gajasesh.

Ndërsa ai tjetri nuk është vetëm “personazhi pa seli e listës së zezë”. Ai quhet Sali Berisha dhe ka vrarë e prerë, e ka djegur Shqipërinë edhe më parë dhe nuk e ka për gjë ta djegë prapë. Është ai që ti i trembesh si Dreqit o Bablok, se po të kishe qenë kaq trim, ia kishte mbledhur dosjen dhe e kishe çuar në burg tani. Nuk do prisje amerikanët, nuk do luteshe e paguaje që të bëheshin ata masha jote.

Por ti je një frikacak i ndyrë që ballë për ballë nuk ta mban. Ti dridheshin në errësirën tënde dhe kur të tjerët mbarojnë punën del e bën si trim.

Deri dje, deklarata jote edhe mund të kapërdihej.  Por kjo e sotmja është më shumë se turp. Të tallesh kështu me shqiptarët është kriminale. Dhe Edi Rama është një Kryeministër kriminel. Ky poster i shpërndarë që pa gdhirë e diela është prova.

Çfarë di t’ju thuash demokratëve? Që iu ngule thikën nën brez? Që iu shkatërrove Shqipërinë ke 8 vjet? Që ju vodhe votat? Që iu ndryshove ligjin me forcën e kriminelëve amorale që ke në Parlament dhe iu more të gjitha llojet e pushteteve? Që e bëre Shqipërinë mavi me hile, kur ajo nuk është e tillë?

Sot Edi Rama, publikoi fytyrën e vet të vërtetë. Sadist, narcist që gajaset e masturbon mbi kufomën e viktimës që vrau vetë. Sot Edi Rama ndodhet fitimtar në mes të ringut të tij të preferuar: pa kundërshtar, vetëm, pa asnjë rrezik përballë.

Në foto: Ftesa e Ramës për bashkëbisedim me demokratët një ditë pas protestës së dhunshme në Selinë Blu

Por harron diçka thelbësore Edi Rama në këtë festë që ka paralajmëruar sot. Edi Rama ka harruar mësimet e historisë dhe që shumë herë kanë pasur efektin e Karmës: ky popull sot është vërtet i gjunjëzuar përpara kalbësirave të llojit të tij, të Berishës dhe dështakut Lulzim Basha. Këtë popull mund ta vesh përpara me gaz lotsjellës një herë, dy, tre ndoshta edhe shumë herë. Ama duhet të ruhesh prej zemërimit të tij. Ky popull mban shumë, i ka dhënë provat, por kur të ketë humbur gjithçka – edhe shpresën – siç po bëni ju me të, gazi lotsjellës nuk funksionon më. Dhe i pari që duhet të trembesh, je ti o Bablok!