Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë, në kërkim autorët e krimit

101
Sigal

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji” në këtë qytet, ku autori i dyshuar me inicialet L.S ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të shtetasit me iniciale D. G.

I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Traumës në Tiranë.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur shtetasin me iniciale D. G., ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme, pasi është shtetas me banim në Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes,ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.