Mot i paqëndrueshëm! Shi dhe vranësira, si pritet të jetë dita e sotme

105
Sigal

Shqipëria sot do të jetë nën pushtimin e një moti të paqëndrueshëm. Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërkohë në zonat malore herë pas here priten kalime të pakta të vranësirave.

Pas mesdite vranësirat do të pësojnë zhvillim në të gjithë territorin duke sjellë reshje të pakta shiu, të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore. Reshje të pakta shiu do të ketë pjesërisht edhe në qytetet e zonës së ulët.