Atentati në Fushë-Krujë, policia: Gentjan Bejtja u plagos me armë zjarri në krah…

198
Sigal

Policia ka dhënë informacione në lidhje me atentatin e sotëm të ndodhur në Larushkë të Fushë-Krujës.

Sipas policisë, më datë 09.01.2022, rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasit:

Gentjan Bejtja, rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin  dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Klodian Stafuka, rreth 31 vjeç, i cili është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi G. B., ku shtetasi K. S. ishte pasagjer, ka dalë nga rruga.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 09.01.2022, rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasit:

Gentjan Bejtja, rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin  dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Klodian Stafuka, rreth 31 vjeç, i cili është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi G. B., ku shtetasi K. S. ishte pasagjer, ka dalë nga rruga.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.