‘Rusia dërgon kokëboshë në negociata’/ Zelensky në Tiranë: Pa armëpushim të plotë nuk ka paqe, Putin po minon diplomacinë

12
Sigal

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalës së tij në Samitin e mbajtur në Tiranë, ku janë mbledhur liderë ndërkombëtarë, theksoi se paqja në Europë është e lidhur drejtpërdrejt me përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Faleminderit që na keni pritur këtu sot. Ne e kuptojmë njësoj situatën, që kjo luftë, lufta e Rusisë kundër Ukrainës duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të drejtë. Ukraina ka nevojë për paqe dhe paqja në Europë varet nga fakti nëse ne, Ukraina, do ta marrim atë,” u shpreh ai.

Zelensky zbuloi se kishte qenë një ditë më parë në Ankara, ku ishte pritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe kishte qenë i gatshëm të takohej drejtpërdrejt me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Isha i gatshëm për një takim me Putinin në Ankara apo në Stamboll, jo thjesht për një takim, por për të zgjidhur çështje të rëndësishme. Por ai nuk ra dakord për asgjë,” tha ai, duke theksuar se delegacioni rus në Turqi ishte i një niveli të ulët dhe pa kompetenca vendimmarrëse.

Presidenti ukrainas nënvizoi se përparësia kryesore është një armëpushim i plotë, i pakushtëzuar dhe i drejtë. Ai paralajmëroi se nëse përfaqësuesit rusë në takimet e sotme në Stamboll nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë bëhet e qartë se presidenti rus vazhdon të minojë përpjekjet diplomatike.

“Vrasjet duhet të marrin fund. Nëse nuk ka dakordësi, atëherë është 100% e qartë që Putini nuk e dëshiron zgjidhjen dhe po saboton procesin e paqes,” përfundoi Zelensky.

Zelenksy: Faleminderit që na keni pritur këtu sot. Ne e kuptojmë njësoj situatën, që kjo luftë, lufta e Rusisë kundër Ukrainës duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të drejtë. Ukraina ka nevojë për paqe dhe paqja në Europë varet nga fakti nëse ne, Ukraina, do ta marrin atë.

Këtë javë do të ndërmerrnin disa hapa të rëndësishëm për të mbyllur luftën në rast se Putin nuk do të kishte pasur frikë të vinte në Turqi. Unë isha dje në Ankara dhe u prita nga Erdogan dhe isha i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me Putinin qoftë në Ankara apo në Stamboll, jo thjesht për një takim por për të zgjidhur çështjet e rëndësishme, por ai nuk ra dakord për asgjë. Putini shihej qartë që delegacioni ishte i një niveli të ulët dhe askush prej tyre nuk mund të merrnin vendime në Rusisë.

Përparësia jonë është që të ketë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar, si edhe të drejtë., Vrasjet duhet të marrin fund, në rast se përfaqësuesit e Rusisë sot në Stamboll nuk bien dakord atëherë 100% e qartë që Putin vazhdon të minojë diplomacinë dhe në rast se nuk ndodh kjo është qartë duhet një rezultat dhe duhet të fillojë me armëpushim.