Rrëzohet qeveria Kurti, reagon kreu i LDK Isa Mustafa

478
Sigal

Kreu i LDK, Isa Mustafa ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë Kurti.

Mustafa ka thënë se Kosova ka ardhur në një situatë ku i vihen sanksione nga aleati kryesor i saj.

Përveç kësaj, ai shton se mocioni është shtyrë edhe nga shkarkimi që i është bërë Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.

“Kemi ardhë në një situatë që ndaj neve ndërmerren sanksione dhe jo Serbia. Çështja e fundit ka qenë edhe çështja e shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme”, ka thënë ai në T7.

Seanca e sotme, sipas Mustafës ka shfaqur dallimet e mëdha që kanë LDK dhe Vetëvendosje, andaj në një situatë të tillë sipas tij ka qenë më mirë që mocioni është votuar.

“Në qoftë se i keni përcjellur të gjitha diskutimet e sotme, kemi ardhur në përfundim që mospajtimet kanë qenë të thella dhe kanë vluar edhe pse ne kemi bërë marrëveshje, pra doli se kemi pasur dallime. Është bërë mirë që mocioni është votuar. Më mirë është që një qeveri të ndërpritet në kohë se sa mos ta realizojë programin e saj”, ka thënë Mustafa.

Mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti u votua me 82 vota pro dhe 32 kundër.