Rokada e radhës e ambasadorëve shqiptarë në Greqi dhe emrat e tyre, që prej vitit 1923

1181
Sigal

Nga Shpëtim ZINXHIRIA

Athinë

 

Tashmë, Dashnor Dervishi ka lënë detyrën e tij si Ambasador i Shqipërisë në
Greqi, funksion i lartë diplomatik në të cilin shërbeu për një periudhë 7-vjeçare,
duke u zëvendësuar nga Ardiana Hobdari. Kjo e fundit, ka mbajtur postin e
Ambasadores Shqiptare në Këshillin e Evropës. Ambasadori aktual zoti Dashnor Dervishi,
do të vazhdojë të qëndrojë në këtë detyrë, deri në fund të muajit Janarit 2017,
duke qenë i vetmi ambasador shqiptar deri sot, që ka qëndruar më gjatë në këtë
detyrë. Ai largohet në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të
tensionuara. Burimet jo zyrtare nga Ministria e Jashtme, bëjnë me dije, se
Dashnor Dervishi do të me punë si diplomat karriere në MPJ, atje ku e nisi
profesionin e diplomatit në moshën 26-vjeçare. Ja cilët janë, 22 ish-ambasadorët
shqiptarë në Greqi qysh prej vitit 1923. Shqipëria për herë  të parë ka pasur marrëdhënie diplomatike me
vendin fqinjë në fillim të vitit 1923 me përfaqësues Mit’tat Frashëri.
Marrëdhëniet diplomatike ndërpriten në vitin 1938, me ish ambasadorin Rauf
Fico. Pas një pauze prej 34 vitesh resht dhe në vitin 1972 ato rifillojnë rregullisht
me ish ambasadorin Lik Seiti. Deri më sot vendin tone është përfaqësuar
denjësisht nga 22 ambasadorë, me një ndryshim pasi nga janari i vitit të
ardhshëm do të përfaqësohet nga një grua.

 

Ja 22 ambasadorët shqiptarë në Greqi qysh prej vitit 1923

 

Mit’tat Frashëri           Janar 1923-Mars 1926

Lec Kurti                     Maj
1926-Nëntor 1926

Stavro Stavri                Nëntor 1926-Qershor 1928

Rrok Stani                   Janar 1929-Qershor 1929

Eqrem Vlora                Tetor 1929-Mars 1930

Ali Asllani                   Prill 1930-shkurt 1932

Tahir Shtylla                Vitet 1932-1933

Qemal Mesarea           Nëntor 1933-Maj 1934

Xhaferr Vila                Janar 1932-Gusht 1933

Xhavit Leskoviku       Shtator 1934-Mars 1936

Sotir Laci                    Mars 1936-Qershor 1939

Rauf Fico                    Qershor 1937-Gusht 1939

Lik Seiti                      Vitet 1972 -1979

Bashkim Dino             Vitet 1979 – 1981

Ksenofon Nushi          Vitet 1981 – 1988

Izedin Ajdini               Vitet 1988 -1991

Qazim Tepshi              Vitet 1991 – 1992

Hysen Çabej                Vitet 1992 – 1997

Kastriot Robo            Vitet 1997 – 2002

Bashkim Zeneli          Vitet 2002 – 2005

Vili Minarolli              Vitet 2005
– 2010

Dashnor Dervishi        Vitet
2010 – 2016