Endrit Braimllari takim me fermerët në Korçë: LSI do të mbeshtesë fermerin vendas me një vlerë mbi 200 milion euro në vit

63
Sigal

Ditën e sotme, Serkretari i Përgjithshëm i LSI dhe njëkohësisht drejtuesi politik i Qarkut Korçë, Endrit Braimllari ka zhvilluar takime me fermerët e zonës së Dvoranit në Korçë, nga ku thotë se në zonën më prodhuese të Korçës (Dvoran), fermeri vendas është lënë në harresë, gjë e cila nuk do të ndodhë me LSI-në, që do ta mbështesë fermerin vendas.

“Ne angazhohemi për të rritur cilësinë e produktit vendas dhe për të mbështetur bujqësinë me një vlerë
mbi 200 milion euro në vit. Tvsh-ja zero për produktin bujqësor dhe blektorial, MADE IN AlBANIA.
Mbështetje direkte i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh.
Kredi të buta për infrastrukturë, serra, stalla, për industrinë agropërpunuese.”,- shprehet Braimllari në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale ku tregon dhe detaje nga takimi me banorët.

Postimi i tij i plotë:

Në Dvoran në zonën më prodhuese të Korçës, ku fermeri vendas është lënë në harresë
LSI do të mbeshtesë fermerin vendas.
Ne angazhohemi për të rritur cilësinë e produktit vendas dhe për të mbështetur bujqësinë me një vlerë mbi 200 milion euro në vit.
Tvsh-ja zero për produktin bujqësor dhe blektorial, MADE IN AlBANIA.
Mbështetje direkte i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh.
Kredi të buta për infrastrukturë, serra, stalla, për industrinë agropërpunuese.
Ofrimi i tokës shtetërore për aktivitete agropërpunuese.
#voto6lsi #lsi #zgjedhje25prill #shqiperiashtepiajuaj