Ristani në Lushnjë: Janë 5 mijë njerëz, gjithçka është paqësore. Herës tjetër shihemi në Kavajë

421
Rreth 5 mijë mbështetës të opozitës kanë dalë në protestë tek rrethrrotullimi i Plugut në Lushnjë. Këtë shifër e ka pohuar deputeti demokrat Arben Ristani, përgjegjësi i protestës në këtë aks, Ristani tha se deri tani çdo gjë është paqësore dhe se policia po sillet shumë mirë. Ashtu siç ka bërë të ditur edhe më parë PD, Ristani tha se protesta e radhës do jetë më 7 maj në Kavajë.
“Ka një pjesëmarrje masive, janë rreth 5000 njerëz në protestë. Gjithçka është paqësore, nuk ka pasur asnjë incident. Policia po sillet shumë mirë. Protesta ashtu siç është paralajmëruar do të zgjasë deri në orën 12:00, ndërsa protesta e radhës do të jetë më 7 maj në Kavajë”, tha Ristani.
Sigal