Nxirret nga lumi edhe trupi i peshkatarit të dytë të mbytur

505
Nxirret nga lumi Vjosë, edhe trupi i Lorenco Dokos, 32-vjeçarit që u mbyt bashkë me shokun e tij Elson Kerrin, mbrëmjen e djeshme teksa ishin duke peshkuar në grykëderdhjen e këtij lumi.

Trupi i Elson Kerrit, 37 vjeç, ishte gjetur pak më parë.

Dy shokët kishin hedhur rrjetat për peshkim mbrëmë në grykëderdhjen e Vjosës kur peshkatarë të tjerë njoftuan se ata mund të kishin rënë në lumë. Familjet e tyre njoftuan Policinë dhe polombarët nisën kërkimet.
Sigal