Rimbursim real dhe në kohë të TVSH-së, angazhim i 100 ditëve të para të qeverisjes së PD

Koordinatori i programit ekonomik të PD, Dorian Teliti ka prezantuar pika të reja të këtij dokument.

Me një postim në Facebook, Teliti shkruan se, do të ketë rimbursim real dhe në kohë të TVSH-së, dhe ky do të jetë angazhim i 100 ditëve të para të qeverisjes së PD.

Sigal

Reagimi i Dorian Telitit:

Pa prodhim, nuk ka ekonomi. Pa prodhim, nuk ka mirëqenie.

Biznesi duhet mbështetur me politika të qarta, procedura të reduktuara dhe transparente. Por mbi të gjitha, duhet t’i jepet fund diskrecionit ministror në rimbursimin e TVSH-së!

PD angazhohet për:

Rimbursim automatik të TVSH-së çdo muaj për bizneset prodhuese që eksportojnë, duke e kompensuar me detyrimet tatimore të periudhës korente.

Heqjen e kontrolleve të shpeshta dhe burokratike – vetëm një kontroll vjetor sipas riskut të sistemit.

Ekonomia nuk zhvillohet me propagandë, por me vizion, guxim dhe politika të duhura ekonomike.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri që mbron biznesin prodhues dhe krijon kushte reale për zhvillim!

#EkonomiReale #MbeshtetjeBiznesit #PD #TVSH #RimbursimNeKohe