‘Rilindje Infeksioni’/ Dylgjeri: Berishën po e dënojnë sikur i ka rënë kolera! Skandal! SPAK si në mesjetë

78
Sigal

Gazetari Ylli Dylgjeri e ka quajtur skandal kërkesën e SPAK për të dënuar kryedemokratin Sali Berisha me izolim në shtëpi, pa akuzë, në kontakt vetëm me familjarët e afërt, ndërprerja e çdo komunikimi, vendosja e policit në derën e shtëpisë e përreth.

Sipas Dylgjerit, ky skandal na kujton izolimin e njerëzve në lashtës dhe është i dëgjuar vetëm në mesjetë, kur bota u përfshi nga epidemia e kolerës, lebrës apo skorbutit.

‘Sot SPAK po sillet si në mesjetë, si një ekip mjekësh që merret me sëmundje infektive, epidemike! Në lashtësi masat e shëndetit publik merreshin vetëm mbi këto sëmundje. Kujtoj izolimin e lebrozëve, ndalimin e ngrënies së mishit të derrit, dhe ligjet kundër martesës mes individëve të të njëjtit gjak’, shkruan Dylgjeri në Facebook.

Postimi i plotë:

Berishën po e dënojnë

sikur i ka rënë kolera!

Izolimi i Berishës në shtëpi,

pa akuzë, në kontakt vetëm me familjarët e afërt, ndërprerja e çdo komunikimi, vendosja e policit në derën e shtëpisë e përrreth, na kujton izolimin e njerëzve në lashtësi.

Ky skandal është i dëgjuar vetëm në mesjetë, kur bota u përfshi nga epidemia e kolerës, lebrës apo skorbutit!

 Sot SPAK po sillet si në mesjetë, si një ekip mjekësh që merret me sëmundje infektive, epidemike!

Në lashtësi masat e shëndetit publik merreshin vetëm mbi këto sëmundje. Kujtoj izolimin e lebrozëve, ndalimin e ngrënies së mishit të derrit, dhe ligjet kundër martesës mes individëve të të njëjtit gjak.

Ky është skandal!

Sipas SPAK izolimi pengon shpërndarjen e infeksioni të mos marrë duman në lagje!

Ky është regjimi.

Ky regjim e ka emrin

RILINDJE INFEKSIONI.