Arben Ahmetaj, ministri më i përfolur për shpërdorimin e fondeve me PPP, po kap edhe BoRDIN E Bankës së Shqipërisë
Prof. Dr. Arben Malaj: Do të flasë Gjykata e Strasburgut
Arben Ahmetaj, ish ministri i Financave dhe i Ekonomisë, i përfolur për shpërdorimin e fondeve publike nëpërmjet PPP-ve dhe tenderave, saqë kryeministri Rama u detyrua ta shkarkojë, ndërkohë që opozita e ka akuzuar edhe për lukset e udhëtimeve me ëarter nëpër Euopë dhe fjetjet nëpër hotelet luksoze me qindra euron natë, dje si Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë diktoi ndaj deputetëve vullnetin e kryeministrit Rama për të cenuar edhe pavarësinë e Bordit të Bankës së Shqipërisë, duke votuar apriori, vendimin që të kalojë në seancën plenare shkarkimin e anëtarit të Bordit të Baankës së Shqipërisë Prof. Dr. Arben Malaj, ish ministri socialist i Finacave. Vendimi i komisionit u krye me dyer të mbyllura. Kreu në ikje i këtij komisioni Arben Ahmetaj bëri me dije se pro shkarkimit të Z. Malaj ishin 12 vota të deputetëve të maxhorancës, kurse 5 deputetët e pranishëm të opozitës dhanë votën kundër shkarkimit.
Prof. Dr. Arben Malaj: Procdurë antikushtetuese, e stisur nga kryeministri
Prof. Dr. Arben Malaj kërkoi nga Komisioni i Ekonomisë që seanca për shkarkimin e tij të shtyhej me argumentin se propozuesi i shkarkimit të tij nuk ishte prezent në seancë dhe ai e avokati i tij Jordan Daci nuk kishin kujt ti drejtonin pyetjet. “Kryeministri ka marrë vendimin dhe nuk ka sjellë përfaqësi. Nuk po kërkoj që të jetë kryeministri këtu, ai duhet të jetë atje ku ka më shumë nevojë për të, por duhet të autorizonte dikë që të ishte i pranishëm këtu. Unë nuk jam magazinier. Nuk dua asnjë qindarkë nga taksapaguesit shqiptarë, por lënia në mes e këtij procesi do ti rëndojë taksapaguesit nga vendimi i gjykatës së Strasburgut”- u shpreh Prof. Dr. Arben Malaj dhe kërkoi nga kreu i komisionit Ahmetaj që t’i shpjegonte se kush ishte propozuesi real i shkarkimit pasi sipas tij ka një përplasje kompetencash dhe qëndrimesh pasi “ Kërkesa është bërë fillimisht nga një grup prej 28 deputetësh e më pas kryeministri ka urdhëruar zv/kryeministrin për të vendosur shkarkimin tim. I kemi kërkuar qeverisë procesverbalin e mbledhjes dhe regjistrimin e zërit. Nuk është vënë në dispozicion. Kërkesa për shkarkimin tim ka hyrë e dalë nga Kuvendi disa herë dhe nuk ka ngjarë asgjë”- tha Prof. Dr. Arben Malaj gjatë fjalës së tij dhe më tej u shpreh se “Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është më e rëndësishme se ëdo karrige dhe do të mbrohet në të gjitha instancat ligjore.” Vrasja e fjalës së lirë, tha ai, ka krijuar kriza sociale të mëdha. “Parandalimi i krizave nuk vjen nga heshtja. Duke u përballur me 28 deputetë dhe me sulltanin (Rama) i kam shërbyer me dashuri dhe integritet maksimal. Akuzohem se nuk kam qenë në media për gjendjen ekonomike. Nuk ka muaj që nuk kam dhënë deklarata për politikat fiskale. Prezenca ime publike ka qenë maksimale, si për politikat monetare ashtu edhe për ato fiskale.”- u shpreh ai. Ju nuk doni pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, tha Malaj, por karrigen e anëtarit të këshillit mbikëqyrës. Sipas tij, Banka e Shqipërisë ka dalë me një procesverbal ku tregon se është e kënaqur me shërbimin e Prof. Dr. Arben Malaj dhe se nuk ka asnjë ankesë. Ai u shpreh se “Ligji i bankës më lejon të jem anëtar partie por nuk jam. Do e shoh kur të hapet sistemi politik dhe të ndryshojë Kodi Elektoral dhe mund ta mendoj ku është më i dobishëm funksioni im në bankë apo në ndonjë lëvizje e re politike. Ligji i bankës më lejon të punoj në Bankë private. Këtu nuk ka asnjë problem. Por ky ligj duhet të ndryshoj pasi duhet mbrohet banka nga duart politike. Anëtarët e këshillit janë ndjerë shumë keq për këtë veprim, dhe kjo do të dëshmohet më vazhdim. Kam kërkuar që bazuar në Direktivat e OECD që banka të demokratizohet.” Ai akuzoi se gjithëka po bëhet kundër tij është thjesht dhe vetëm politike, jo profesionale duke theksuar se “nga sulmi politik që po më bëhet mua po cenohet pavarësia e BSH”. Avokati i tij, vuri alarmin se ëështja e Prof. Dr. Arben Malaj mund të shkaktojë një 97” të dytë duke argumentuar se po bëhet model për ti mbyllur gojën edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikqyrës në një moment kritik për ekonominë shqiptare. Seanca e komisionit ishte e tensionuar ku herë pas here ka pasur replika edhe personale mes kreut të komisionit Ahmetaj dhe Prof. Dr. Arben Malaj Ajo që u vu re gjatë seancës, anëtarët e maxhorancës nuk bënë asnjë koment dhe asnjë pyetje në drejtim të Prof. Dr. Arben Malaj, kurse deputetët e opozitës ishin bashkë Prof. Dr. Arben Malaj. “Më vjen keq për deputetët socialistë që rrinë kokëulur dhe heshtin. Ky nuk është gjyqi im por i juaj, që doni të fusni duart në ëdo institucion. Edhe ti Ahmetaj je pjesë e këtij grupi.”- tha Prof. Dr. Arben Malaj. Ndërkohë në Bordin e BSH qeveria e Rilindjes mban anëtar Ridvan Boden, i cili, si ministër i Fianacave i qeverisë së Djathtë, me akt normativ la pa pension mijëra ushtarakë.