Rexhina Leka: Një “spektakël” i tillë propagandistik kushton 20 mijë euro

227
A e dini sa u kushton taksapaguesve shqiptarë një “spektakël” i tillë propagandistik?
Mbi 20 mijë euro. Për ekranin LED, teknologjinë, regjinë, audion, ndriçimin, kohën satelitore, etj, etj.
Dhe gaztori propagandist bën 3 të tilla në javë, dhe ka bërë me qindra në 8 vitet fasadë të “Rilindjes” duke arritur në koston prej miliona eurosh. Miliona euro nga xhepat e shqiptarëve.
Nuk jemi të varfër. Jemi të zhvatur.
Shpenzohen miliona euro për “show” e nuk ka para për teste, medikamente falas, shtretër në spitale, banesa për 8 banorët që jetojnë ende në çadra e kotinjerë.
Më 25 prill do e shporrim “Rilindjen”, papërgjegjshmërinë dhe propagandën e saj boshe.
Pas 25 prillit JO më propagandë. Por PUNË.
Rexhina Leka
Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës
Sigal