Sinoptikanët: Nesër do të nisin shirat dhe shtrëngatat

290
Sigal

Sinoptikanët thonë se nga dita e Premte vendi ynë gradualisht do të fillojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti fillimisht do të jetë me diell si dhe vranësira kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Duke filluar nga orët e mesditës së të premtes, në zonën e veriperëndimit do të fillojnë reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët ndrësa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në këtë zonë reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 10-15m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 12°C
zonat e ulëta -2°C deri në 18°C
zonat bregdetare 3°C deri në 17°C.