Rexhina Leka: 25 prilli sjell një qeverisje të mirë për dekadat që do të vijnë

300
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Edhe 2 ditë na ndajnë nga referendumi kombëtar. Nga dita që ndan një kapitull të errët të keq-qeverisjes, me një fillim të ri plot shpresë, mirëqenie, integrim, dhe mbi të gjitha, fund i pushtetit të oligarkisë dhe rikthim i sovranitetit të pushtetit tek populli shqiptar.

25 prilli i jep fund një makthi 8- vjeçar korrupsioni, papunësie, shpopullimi, vrasjeje të shpresës.

Vota e shqiptarëve do shkojë për ndryshimin dhe do jetë një shuplakë zemërimi për padrejtësitë e bëra ndaj tyre, dhe braktisjen që shteti u bëri në ditët  më të vështira, duke i zhytur gjithnjë e më shumë në varfëri.

Vota e shqiptarëve do sjellë një qeverisje të re. Një qeverisje nga populli, e popullit dhe për popullin. Një qeverisje që mendon për brezat e ardhshëm dhe jo zgjedhjet e ardhshme. Një qeverisje që mendon e punon për familjet e thjeshta, që shpenzon energjitë për të nxjerrë vendin nga varfëria dhe për t’i siguruar mirëqenie popullit të vet. Një qeverisje që e do Shqipërinë dhe shqiptarët dhe jo që i përbuz, i ofendon dhe i dëbon siç bëri “Rilindja” në këto 8 vite.

Një qeverisje që përbush ëndrrën shekullore të shqiptarëve: atë të anëtarësimit në familjen evropiane.

Shqiptarët kanë vuajtur shumë dhe janë përjashtuar nga çdo përfaqësi dhe vendimarrje, por më 25 prill, zëri i tyre do dëgjohet më fortë se kurrë dhe, ndryshimi do jetë thirrja për një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri evropiane.