Bejdo Malo: Votoni pa frikë numrin 6, votoni me zemër Agron Çelën!

524
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Cilado parti ta kishte kandidat, do të ishte një krenari e madhe. Por fatin e madh e ka LSI. Ai është kandidati me numrin një (1) në Qarkun e Shkodrës për LSI-në. Është fitues i përhershëm dhe këtë do ta përsërisë dhe kësaj here. Në 25 ditët e fushatës zyrtare të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Agron Çela, ka shkelur në çdo cep të Qarkut të Shkodrës dhe ka takuar të gjitha shtresat e shoqërisë. Ai me urtësinë e me maturinë e tij, ka shkuar në shumë shtëpi dhe u ka folur hapur njerëzve pse duhet ndryshim. Pse duhet që opozita e bashkuar dhe LSI, janë shpresa e ndryshimeve dhe shpresa e të ardhmes së shqiptarëve. Para dy ditësh, kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Agron Çela, shtroi një iftar me klerikë të komunitetit musliman dhe besimtarë  të komunës së Ulqinit. Kjo sofër në këtë muaj të Shenjtë, është simbolikë  e bashkimit që duhet të kenë shqiptarët mes tyre. Ai në takimin e fundit, u tha votuesve se, “më pak se një javë na ndan nga dita e madhe, për të vendosur për të ardhmen e fëmijëve tanë. Atyre që po rriten me dëshirën për të ikur nga ky vend, t’u themi se Shqipëria do ndërtohet. T’i kthejmë Shqipërisë faqen e bardhë. Votoni numrin 6, dhe ndryshimi do të vijë!”

Ai zhvilloi një diskutim shumë njerëzor në shtëpinë e Zj. Sadie Malaj, e cila e ftoi atë dhe shtabin e tij electoral, për të parë dëmet që ka bërë tërmeti në këtë banesë. Megjithëse ka më shumë se një vit e dëmtuar, askush nuk ka ndërhyrë për t’i rregulluar banesën, e cila gjendet në katin e parë të një pallati 5 -katësh. Gjendja është alarmante, dhe ndërhyrja duhet të jetë e menjëherëshme. Kandidati  për deputet, Agron Çela, realizoi një takim me peshkatarët e qytetit të Shkodrës. Problematikat e peshkimit, por edhe ato të liqenit të Shkodrës, ishin në fokus të kësaj bisede. Po kaq ftytdhënës ishte takimi me strukturat e LSI-së, Velipojë.

Por respektin më të madh, ai e ka për pensionistët. Agron Çela thotë se: “Ata që na rritën, edukuan e përgatitën për t’u përballur me jetën, duhet t’i respektojmë.” Takimi me moshat e treta ishte shumë njerëzor. Agroni cilësoi se: “Ata janë, njerëz dinjitozë, të cilët lanë gjithçka për të rritur fëmijë të mbarë. Meritojnë respekt e konsideratë të veçantë.” Ndaj ata  diskutuan  problemet edhe sfidat e kësaj moshe.

Një takim i veçantë ishte kur ai mblodhi në qendrën e qytetit, sportistë e tifozë, të cilët sollën në vëmendje problematikat e sportit. Të ftuar specialë nga Tirana, legjendat e sportit shkodran dhe sportistët e rinj, ishin pjesë e këtij takimi.

Ndërsa në takimet e Pukës, Agron Çela mori vlerësime të larta. Këtë rradhë në Pukë, falë mbështetjes së tij, ishin edhe  dy mjeke, të cilat arritën të ofrojnë konsulta të përgjithshme mjeksore si, dhe eko abdominale dhe gjinekologjike për një numër të konsiderueshëm grash dhe vajzash pukjane. Respekt dhe mirënjohje njëkohësisht dhe për sakrificat e këtyre grave, nënave dhe motrave që përballen çdo ditë me sfidat e jetës!

Zhvillimi i biznesit dhe politikat favorizuese ndaj këtij sektori, janë prioritet kryesor i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku për këtë, ka edhe një program të detajuar! Kjo është theksuar gjatë bashkëbisedimit të kandidatit të LSI-së për deputet në qarkun e Shkodrës, Agron Çela, me tregtarët në Zdrale, ku ai mori mbështetjen e tyre për 25 prillin. Agron Çela është miku i çmuar i atyre që s’kanë bukë të hanë. Kudo që shkon ka një mirënjohje të pakufishme për Agron Çelën. Ky është urimi që ka dalë nga rreth 300 familje që kanë marrë ndihma humanitare nga juristi, deputeti dhe biznesmeni Agron Çela. Treqind familjet nga Reçi dhe nga lagjia Xhabiaj dhe zonat e tjera në Shkodër, kanë pasur vështirësi të mëdha mbijetese në këtë kohë pandemie. Por gjendjen e tyre të vështirë ekonomike e ka lehtësuar zoti Agron Çela. Agron Çela është një biznesmen ‘puro’ shkodran dhe tërë jetën e tij, e ka kaluar mes këtyre njerëzve që janë geni i tij, i këtij aristokrati dhe fisniku të Shkodrës e Shqipërisë natyrale. Shkodra e At Gjergj Fishtës, është gjëja më e çmuar për Agron Çelën. Ky jurist, me buzëqeshje të përhershme në fytyrë, është njeriu që tërë jetën e tij, ka vrapuar që gjërat t’i bëjë sa më saktë në kohën e duhur dhe me maturi.

Agroni rrjedh nga një familje shkodrane, ku tradita dhe respekti, janë të shenjta. Babai i tij Elez Çela, është një burrë që i peshon fjala. Një burrë malësie që ka fituar zemrat e tërë bashkëqytetarëve të tij. Familja Çela në Shkodër, njihet si familja që bukën dhe fjalën e kishin dhe e kanë mjaltë. Që janë një derë e madhe e hapur për miqësi, për fjalën e mbajtur, për njerëz të qetë dhe punëtorë. Për njerëz që u shkonte fjala në kuvendin e burrave. Burra të pashëm dhe të drejtë, që fjalën dhe dinjtetin i kishin, për breza të tërë, dhe i kanë të shenjta. Në gjurmët e Elezit ecin tërë pjestarët e familjes. Agroni ka ndërtuar një personalitet shumë sinjifikativ si biznesmen, si politikan, por dhe si një filantrop dhe humanist i madh. Ai biznesin e tij në kompaninë “Xhenis. Sh”, e ka nisur që herët dhe sot, është një biznesmen shumë serioz, që punon me një ekip shumë të kualifikuar, duke u shtrirë në ndërtime me tregëti, media, në sport, dhe në jetën shoqërore. Ai punëson mbi 500 vetë në bizneset e veta. Agroni është një njeri zëmërbardhë, një politikan fjalëmbajtur, i thjeshtë, komunikues dhe të mirën e bën me shpirt.

Si politikan, ai dëshmoi dy herë se di ta bëjë me aq sukses këtë mission, duke kryesuar dy herë listën e deputetëve në Shkodër, e duke fituar bindshëm, gjë që do ta bëjë dhe më 25 prill 2021. Ai si deputet është një jurist shumë serioz. Rolin e politikanit aktiv ai e luajti dhe këto ditë kur, LSI zgjodhi delegatët për në forumin e 5 dhjetorit të kësaj partie, ku do të zgjidheshin dhe kandidatët e 25 prillit 2021. Ai është në ballë të punëve. Agron Çela në Shkodër njihet si një biznesmen që e ka në adrenalinë, në gjak, dashurinë për këtë qytet, duke investuar në televizion, në klubin “Vllaznia”, por edhe në shumë degë të ekonomisë së tregut. Ka ndjekur me shumë kujdes dhe vëmendje çdo zhvillim, çdo ulje -ngritje në jetën dhe historinë e Shkodrës. Askush nuk është më shkodran se Agron Çela, askush s’i ka rrënjët më thellë se familja Çela dhe Agroni me Shkodrën loce. Asnjë ditë nuk është lëkundur dashuria e tij për qytetin e lindjes, për qytetarët shkodranë, për hallet dhe dertet e tyre. Ai është personalitet i Shkodrës dhe, për të tillë, e njohin shkodranët dhe tërë Shqipëria. Agron Çela ka miq në tërë Shqipërinë. Por dhe një reputacion të admiruar në shqiptarët e Malit të Zi dhe Kosovë. Një njeri i hapur, buzagaz, që të dëgjon me vëmendje për hallin që ke dhe mban fjalën e dhënë.

Ai ka një familje të mrekullueshme dhe gjithmonë e gjen me më shumë se 10 miq njëherësh. Asnjëherë Agron Çela nuk rri, nuk ha bukë, e nuk pi ujë, pa pasur 10 miq në tavolinë, thonë në Shkodër. Ky burrë zakoni që vishet bukur me shumë gusto si sportiv dhe në veshje klasike di të sillet me shumë politesë dhe kortezi në çdo minutë të ditës. Po ajo që e lartëson më shumë Agronin është fakti se, ai është aleati dhe miku i përjetshëm i atyre që s’kanë bukë të hanë. Ai e ndan kafshatën me ta.