Reporteri i PE: Nëse Parlamenti miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së

565
Sigal

Kryeministri Rama nuk tërhiqet: I dakordësuar me OSBE, e miratojmë nesër (sot) në Kuvend

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga miratimi i ligjit që cënon lirinë e medias online, edhe pse deri tani ka ndeshur në një kritikë të madhe nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, por edhe nga BE dhe OSBE. Përmes një postimi në Tëitter, kryeministri Rama thotë se projektligji do të kalojë sot në Kuvend.

Reagimi i kryeministrit Rama

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje. Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin http://ëëë.parlament.al/Neës/Index/9800.

David Lega: Harroni integrimin

David Lega, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka bërë një paralajmërim të fortë për miratimin e paketës antishpifje që pret të marrë votat në Kuvendin e Shqipërisë Lega, i cili është edhe raporter i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar PPE, politikan i Partisë Kristiandemokrate, në një postim në profilin e tij në Twitter, thotë se miratimi i kësaj pakete me ligje do të rrezikojë kryesinë e OSBE që Shqipëria mori para pak diësh gjithashtu edhe ecurine ne procesin e integrimit në familjen evropiane. “Nëse Parlamenti shqiptar miraton ligjet e reja për median, ai vë në rrezik kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së. Gjithashtu, ky vendim do të komplikojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, rezistenca e fortë nga Partia Demokratike është e mirëpritur”, shkruan David Lega, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

VOA/ BE dhe Këshilli i Europës nxjerrin bllof kryeministrin Rama për “paketën anti-shpifje”

Edi Rama po bën një përpjekje të fundit për të mashtruar opinionin publik se “paketa anti shpifje” që e nxjerr atë zbuluar si një autokrat të rangut të Putinit dhe Erdoganit, ka arritur të marri një mbështetje ndërkombëtare. Ai botoi të martën pasdite një status ku pretendon se e gjitha ka qenë e rakorduar me faktorin ndërkombëtar: “Projekti do të hyjë nesër (sot) për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir” ka shkruar kryeministri. Por, sipas burimeve  ky është një manipulim i pasër. Një burim nga OSBE në Vienë pohoi për Lapsi.al se të premten, Harlem Desir, komisioneri i OSBE për mediat i ka çuar një letër konfidenciale kryeministrit, ku i kërkron të bëhen ende ndryshime ligjore thelbësore të “paketës Anti- shpifje”. Vërejtjet kryesore të BE, OSBE dhe Këshillit të Europës që janë shfaqur sinkron me këtë çështje kanë denoncuar gjobat e larta që parashikohen për mediat online dhe marrjen e rrolit të gjykatave nga ente shtëtërore të kontrolluara politikisht si Akep apo AMA. Për të shmangur këto në mënyrë perfide Rama ka bërë sikur ka bërë ndryshime në projektligje deri në minutën e fundit duke ulur gjobat nga 10 në 4 milionë, por duke mos prekur thelbin represiv të paketës. Po ndryshe nga shumë raste kur ndaj liderit autokratik shqiptar, të huajtë kanë mbyllur njërin sy, këtë herë ata kanë rreaguar në Bllok. Fillimisht Dunja Mijatoviç, Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, tha se “paketa kundër shpifjes” që pritet të miratohet nga Parlamenti shqiptar të mërkurën ka nevojë për “përmirësim urgjent”, pasi disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut për lirinë e mediave. Në sintoni me të dhe me letrën konfidenciale për Ramën të nënshkruar nga Harlem Desir, reagoi pas ndryshimeve të fundt edhe Bashkimi Europian. Komisioni Evropian tha dje se projektligji për shtypin në Shqipëri, megjithë ndryshimet që i janë bërë ditët e fundit, përsëri ngre shqetësime. Një zëdhënës i Komisionit Evropian, i tha Zërit të Amerikës se projektligji për shtypin në Shqipëri, megjithë ndryshimet që i janë bërë ditët e fundit, përsëri ngre shqetësime. Ai theksoi se edhe varianti i fundit nuk merr parasysh një sërë rekomandimesh që janë bërë nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë. Është e rëndësishme, këmbënguli zëdhënësi, që të gjitha rekomandimet, të cilat u ritheksuan të martën edhe nga Komisionierja e Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, të merren parasysh para se projektligji të kalojë për miratim përfundimtar. Komisioni Evropian, tha zëdhënësi, e ka rishikuar paketën ligjore mbi shtypin duke ofruar komente dhe duke shprehur shqetësime gjatë gjithë procesit të hartimit të saj. Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin në konsideratë vërejtjet e OSBE-së dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, në mënyrë që ligji i ri të jetë në përputhje me standardet evropiane të lirisë së shprehjes. Pra pavarësisht nga manipulimet dhe përpëlitjet e orëve të fundit që po bën Rama, duket se është hera e para që ndërkombëtarët janë barrikaduar në bllok kunndër tij. Kjo është gjithashtu hera e parë që ata janë shprehur hapur kundër një nisme që shkatërron themelet e demokracisë së një vendi.

Akademik Artan Fuga: Nuk është vetëm punë mediash, por cënim i të drejtave themelore të njeriut

Akademiku Artan Fuga ka komentuar nismën e fundit ligjore të qeverisë, e njohur ndryshe sipas “Paketa anti-shpifje”. Sipas profesorit të komunikimit, ky ligj cënon të drejtat themelore të njeriut dhe nuk ka Gjykatë Kushtetuese që mund ta lerë në fuqi. “Në rradhë të parë preket qytetari shqiptar e më pas liria e medias. Shqiptari nuk do të ketë më mundësi që nëse media shpif apo e fyen nuk do të ketë mundësi të shkojë në gjykatë, që do i thotë shko te AMA. Shqetësimi im fillon se, personat që kanë bërë atë ligj nuk shprehin koncepte të qarta. Pse? Sepse ligji përjashton median e shkruar në letër. Dhe nga ana tjetër, në një farë mënyre, përjashtohet madje edhe media audio-vizive, televizionet klasike. Portalet, mediat në ëeb, tv në ëeb, me pak fjalë preken mediat e reja dhe nuk preket mediat klasike. Kjo është pabarazia para ligjit. Nuk është vetëm punë mediash, por cënim i të drejtave themeltare. Çdo gjykatës Kushtetues që pranon këtë është i djegur moralisht”, – u u shpreh akademik Artan Fuga.

Presidenti Ilir Meta:  Paketa antishpifje shkel të drejtat e njeriut.

Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!Komisionerja e Këshillit të Evropës: Paketa antishpifje shkel të drejtat e njeriut.

Dunja Mijatović: Disa parashikime nuk janë në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut

Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović i kërkoi dje Kuvendit të mos miratojë paketën e ligjeve për median, të cilat nuk janë në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut. Zonja Mijatovic thotë se projektligjet kanë nëvojë urgjentë të ndryshohen dhe gjobat e parashikuara në to pa vendim gjykate janë cenim i drejtëpërdrejtë i lirisë së shprehjes: “Mësova me shqetësim se këtë javë, Parlamenti shqiptar synon të miratojë dy projektligje, të njohura si “paketa antishpifje”. Këto projektligje kanë nevojë urgjente për përmirësime. Disa parashikime nuk janë në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut, që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Jam veçanërisht e shqetësuar me fuqitë vendimmarrëse që u jepen organeve rregullatore, me mundësinë që të vendosin gjoba të majme dhe të bllokojnë media online pa patur më parë një vendim gjykate.” Komisionerja theksoi se çdo ndërhyrje e shtetit në rregullimin e medias online minon lirinë e shprehjes dhe medias: “Është me rëndësi që të sigurohemi që interneti të mbetet një forum i hapur, publik ku të mbizotërojë parimi i vetërregullimit, përfshirë këtu edhe për median online.” Zonja Mijatovic i kërkoi deputetëve të rishikojnë draftet në fjalë dhe t’i përshtasin ato standardet e vendosura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga Këshilli i Europës. Qendrimin e Komisioneres Mijatovic e ndau në profilin e tij zyrtar dhe Presidenti Meta, i cili theksoi se pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

Petrit Vasili thirrje medias të bojkotojë kryeministrin Rama

Bëjeni Black Edi Ramën, protesta fillon këtu. Edi Rama me ERTV apo kandilin e tij me vaj kanabisi të dezinformimit po tenton të mbytë dritën e madhe të informimit dhe shprehjes, që është dimensioni i vetëm thelbësor, që shqiptarët fituan në pluralizëm. Edi Rama me paratë e kanabisit dhe te koncesioneve ka bërë gjithçka që ta kapë këtë liri,ta blejë atë,ta korruptojë,ta deformojë ta kthejë në një antiliri dhe antivlerë. Sot si dhe dje jam pa asnjë mëdyshje në krah të çdo reagimi qofte ky koment, diskutim, debat apo protestë. Sot përballë janë dy pushtete: pushteti i kapur nga kriminelët dhe trafikantët i Edi Ramës nga njëra anë që mbyt çdo liri shprehjeje dhe pushteti i lirisë së shprehjes nga ana tjetër. Reagimi shumë i fortë është kjo dhe vetëm kjo, gjuha e komunikimit me Edi Ramën, që për Kushtetutë morale dhe politike ka vetëm pacipësinë. Ndaj pacipesia duhet të përballet siç ajo e meriton. Ndryshe nga të tjerët media si pushtet i katërt e ka një mundësi të jashtëzakonshme reagimi. Mbylljani derën Edi Ramës këtij “kanibali” të së vërtetës dhe të lirisë së shprehjes. Bëjeni Black atë. Më së fundi do të kuptojmë edhe kush e ka dimension të vërtetë lirinë e shprehjes dhe kush e ka vetëm hipokrizinë e radhës. Sot është dita kur gjërat ndahen. Alternativa është vetëm një: Ata që duan lirinë e shprehjes dhe refuzojnë të pranojnë të quhen qenef, hale dhe lehaqen nga Edi Rama duhet ta bëjnë Black atë, ndërsa ata që bëjnë sikur dhe mbahen me lekët e pista të Edi Ramës do teë gjejnë 100 sebepe dhe do të vazhdojnë të trasmetojnë Edi Ramën, bile me siglën ERTV.

Qytetarë e gazetarë tubohen sot në 09:30 para parlamentit, protestë kundër projektligjit për mediat

Gazetarët pritet të zhvillojnë një protestë ditën e nesërme kundër dy projektligjeve të mediave që ka paralajmëruar të miratojë Kuvendi opas propozimit të Ramës. Siç  njofton Këshilli Shqiptar i Medias, protesta do mbahet para parlamentit në orën 09:30. Gazetarëve u bëhet thirrje që në rrjetet sociale të përdorin #MOSnaPREKfjalën ndërsa simboli i protestës është shalli i zi lidhur mbi gojë.

OSBE: S’duhet të pengohet liria e shprehjes, AMA të jetë e pavarur

Zyra e lirisë së medias në OSBE ka reaguar në lidhje me paketën anti-shpifje e cila pritet të miratohet nësër në Kuvend. OSBE thotë se ka punuar me Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e  Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së. “Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili, në asnjë mënyrë, nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur”, thuhet në reagimin e OSBE.


Martin Henze: Rama është njeriu që godet fjalën e lirë

Martin Henze, këshilltari ekonomik i kancelares  Merkel, ka reaguar në një postim të kryeministrit Rama në twitter, ku kryeministri shkruan kundër të gjithë kritikëve ndaj projektligjit të Antishpifjes. Kryeministri Rama shkruan:

Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin http://parlament.al/Neës/Index/9800

Eksperti gjerman për rekonominë dhe këshilltari ekonomik i kancelares Merkel, Martin Henze ka reaguar për qëndrimet e Edi Ramës kundër medias. Në një publikim në Twitter, Heneze i kujton Edi Ramës se është njeriu që po godet fjalën e lirë dhe mediat dhe ndërkohë ende nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes së tij; nëse ka qenë i arrestuar në Francë në vitin 1994. Duke ju referuar deklaratave të Edi Ramës për censurën, Henze shkruan në adresën e kryeministrit në Tëitter: Këtë e thotë një njeri që ka hequr sundimin e ligjit dhe demokracinë parlamentare në Shqipëri dhe nuk i përgjigjet pyetjes, nëse ai në viti 1994 ka qenë në një qeli burgu në Francë për shitje ikonash te vjedhura”.

Më poshtë, Martin Henze i përgjigjet edhe një pyetjeje, të një komentuesi në të njëjtin postim të kryeministrit Ram: Martin Henze: Shoku im, pyeti Radio Ramën, “A ka censurë shtypi në Shqipëri?” Përgjigje: “Në parim jo. Por nuk është e mundur që ne të hyjmë në këtë pyetje në mënyrë më të detajuar.”

Përgjigja e Komisionit Evropian në pyetjet e mediave shqiptare në lidhje me miratimin e paketës së ligjit për median: Komisioni ka shqyrtuar paketën legjislative për mediat, ka dhënë komente dhe shprehu shqetësime gjatë gjithë procesit të hartimit.

Martin Henze, reagon duke shkruar: Qytetarët e BE presin që jo vetëm që të ngrihen shqetësimet, por që qeveria nacro e Ramës tani do të informohet për pasojat e qarta. Është e qartë se me një qeveri që  nuk respekton lirinë e shtypit, shtetin e së drejtës, nuk mund të ketë bisedime pranimi, as para.