Gjosha: Politika t’i përgjigjet qytetarëve, mos të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE

485
Intervista e Ministres Gjosha për Tv Scan

Jemi 5 muaj që nga momenti kur Shqipëria mori rekomandim pozitiv nga BE për çeljen e negociatave. Në një situatë të tensionuar politike, jemi më afër apo më larg BE?
Nëntori ka qenë një muaj tëpër i rëndësishmëm për procesin e integrimit sepse ai kulmoi me një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Ishte i kushtëzuar dhe kryesisht me reformën në drejtësi dhe fillimin e implementimit të saj që është ligji i vettingut.

E dimë se në çfarë faze ndodhet Shqipëria, fatkeqësisht ky ligj që ishte dhe fillimi më i madh për reformën është i bllokuar dhe situata politike në vend ka krijuar këtë bllokim dhe ngërç të reformës, të procesit të vettingut, por të mos harrojmë dhe zgjedhjet parlamentare të këtij viti të cilat nuk janë artikuluar si kusht por janë një kriter shumë i rëndësishëm dhe që mund të kthehen në kusht nëse Shqipëria nuk arrin të realizoj zgjedhje të lira dhe të ndershme me standarte europiane. Ti krijojë kushte qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë për qeverinë e ardhshme.

Sa më shumë ngërç ka, sa më shumë mungon dialogu politik aq më shumë bllokohet procesi i integrimit. Ndër vite po të shohim të gjithë procesin ka qenë politika ajo që e ka bllokuar, dialogu i munguar. Edhe kur flas para të rinjve për procesin e integrimit them që qytetarët kanë dhënë shtysën më të madhe duke votuar dhe duke qenë pro reformave që merr vendi, por mesa duket ende politika jonë nuk është pjekur mjaftueshëm për të kuptuar dëshirën e madhe që kanë qytetarët ndaj këtij procesi.

Përsa kohë jemi në një situatë të tesionuar politike, kemi një opozitë që ende nuk ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit,është e pamundur të flasim për vijimësi të proceseve integruese?
Për momentin procesi është i bllokuar. Nuk do të doja të rrisja pritshmëritë tek qyetarët të cilët e kuptojnë që këtu ka një krizë politike. Përsa kohë që kjo eksizton është e pamundur të flitet dhe me vendet anëtarë për vazhdimësië e procesit. Sa më shpejt të zgjidhim këtë ngerç dhe të bëjmë të mundur pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje do të hapet rruga për votimin e komisionit të vettingut sepse ai përbëhet 50% nga mazhoranca dhe 50% nga opozita. Le të shpresojmëqë në orët dhe minutat që kemi para do të gjendet një zgjidhje sepse kështu mund të hapet një dritë jeshile për procesin e negociatave.

Jo vetëm në Shqipëri por duket se edhe vet unioni është në një situatë të paqartë, BE-ja, dalja e Britanisë, BREXIT, nga ana tjetër zgjedhjet ne Francë, rritja e Le Pen si kandidate kryesore për presidente. A po ndikojnë përsa i përket objektivave të unionit për zgjerimin, po i japin një ndikim negativ?
Patjetër që po. Të gjitha ndikojnë në politikat e zgjerimi që ndjekin vendet anëtare.Është një fokus shumë i madh tek negociatat që do të kenë me Britaninë e Madhe, si do të bëhët dalja e saj nga BE, kemi zgjedhje në shumë vende kryesore të BE si Franca, Gjermania në shtator.

Patëm sukses në Hollandë, që tregoi se europa mund të kthehet dhe bëhet edhe një herë më pro europiane se çkanë qenë vet qytetarë e saj. Dha një shpresë për gjithë unionin e bashkuar, është shumë e rëndësishmë të shohim dhe zgjedhjet që do të kemi, jemi 1 ditë larg zgjedhjeve për Francën dhe a do të kemi dritën jeshile për vazhdimësinë e këtij unioni.

Unë do të theksoja rëndësinë e madhe që ka BE për të reformuar vetveten dhe prioritizuar çështjet më kyresore që do tëndeshet në vijimësi. E them këtë sepse është me rëndësi që Ballkani perëndimor të kuptojë qartë vazhdimësinë e tij në procesin e integrimit deri në anëtarësim me të drejta të plota, pra cila do të jetë poltika që do të ndiqet nga unioni.

Aq sa duket larg nga vendet anëtare aq e rëndësishme është për vendet tona për të kuptuar cila është rruga dhe prioritetet që duhet të ndjekim dhe shohim. Unioni duhet të kuptojë që Ballkani Perëndimor ka një rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë e europës. Ndaj rëndësia që i duhet dhenë asaj dhe Shqipërisë duhet të jetë me e madhe se çka qenë.

Kemi pas 2 ditësh zgjedhjet për Presidentin e Francës. Në balotazhin e para 2 javëve Macron dhe Le pen u ndanë vetëm me 2.5 pikë. Si mendoni se do të votojnë këtë rradhë francezët pro apo kundër unionit?
Do të dëshiroja të kisha mundësinë e parashikimit, gjë që nuk e kam. Pas asaj që ndodhi me BREXIT që askush nuk e priste se Britania do të linte unionin, pas asaj që ndodhi në SHBA, se Clinton do të fitonte zgjedhjet, por në fakt ishte e kundërta, besoj që nuk mund të marr përsipër të shpreh se cila do të jetë vota e qytetarëve francez dhe cilin drejtim do të marrë Franca në ditët në vijim. Mund të shpreh dëshirën që Franca të shkojë drejt votës pro europiane sepse do të jepte shpresën të një unioni edhe më të bashkuar se çka qenë deri me tani.

Këtë vit nuk do të ketë raport të KE por pritet në pranverën e vitit 2018, jo vetëm për Shqipërinë por për të gjitha vendet që aspirojnë të jenë pjesë e BE. A tregon ky fakt që nuk është zgjerimi më prioritet i unionit?
E tregon sepse ne çdo vit ishim mësuar të kishim raporte për secilën nga vendet. Në pranverë ka qenë raporti i parë që i dërgohej komisionit dhe më pas kishim raportin përfundimtar të gjithë vitit që vinte në shtator dhe publikohet nga komisioni në tetor.

Ka një largim të prioritetit të zgjerimit nga vendet anëtare, por Shqipërisë po të lexojmë rekomandimin pozitiv që ju dhe në dhjetor i jepej shansi për një raport të ndërmjetëm për të parë ecurinë e procesit të vettingut, të gjithë reformës në drejtësi duke mos lënë mënjanë 5 prioritetet kyçe, për të parë ecurinë e procesit integrues të vendit drejt BE.

Janë kritere të patjetërsueshme sepse bëhët fjalë për reformën në administratën publike, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, të drejtave të njeriut, reformën në drejtësi. Pra mbi të gjitha është ndërtimi i shtetit të së drejtës. Shqipëria ka ende punëpër të bërë dhe në momente të tilla krize pezullohet një sistem i mirëfilltë i mirëfunsionimit, një administratë që tkurret të japë rezultatet. Ndaj unë shpresoj të kemi njëzgjidhje, një dialog mes palëve, zgjedhje të lira dhe të ndershme që i gjithë sistemi të zhbllokohet.

Proceset integruese zgjasin në kohë. Në kushtet që jemi a mund të bëni një parashikim kur mund të nisin negociatat për anëtarësim të plotë?
E kam të pamundur të bëj një parashikim të tillë sepse janë 2 procese paralele, puna që do të bëjë vendi me procesin e reformave, shpejtësia që ndjekim dhe implementojmë reformat, jo vetëm shkrimin në letër sepse këtë pjesë e kemi bërë gjithmonë shumë mirë madje me standarte të larta europiane, por nga ana tjetër procesi i zgjerimit varet edhe nga gjendja në të cilën gjendet europa.

Të dyja këto, sot nuk e favorizojnëçeljen e negociatave të Shqipërisë apo procesin e integrimit të shumë vendeve të tjera aspirante. Në rradhë të parë integrimi i Shqipërisëështë integrimi i brendshëm që ne duhet ti bëjmë vendit tonë ndërtimit të shtetit, institucioneve funksionale, demokracisë. Duhet të konsolidojmë demokracinë në vend e cila sa vjen e bëhet më e brishtë. Procesi i negociatave për ne do të ishte shumë i rëndësishëm, do të thoshte më shumë monitorim nga vendet anëtare, nga KE, për procesin e reformave, më shumë përgjegjësi për politikën shqiptare për t’iu përgjigjur atyre standardeve që kërkohen nga europa.

Shqipëria merr një mbështetje të madhe nga BE, si një vend aspirant për të qenë anëtar me të drejta të plota. Pritet të përitojë afro 650 milion euro në kuadër të programit IPA II, një projekt që ka nisur në 2014 dhe përfundon në2020. Çfarë ecurie ka pasur?
Ka patur një ecuri mjaft të mirë, të mos harrojmë që BE ka ndryshuar pak edhe qasjen e financimit të fondeve të paraaderimit. Nuk janë më projekte që vijnë si pasojë e nevojave që mund të kemi në një sektor apo tjetër, por janë të mirëmenduara nëpërmjet mbështetjes buxhetore.

Kemi patur një ecuri mjaft të mirë të reformës në administratën publike ku një shumë e këtyre fondeve iështë alokuar kësaj reforme. Ka patur një financim mjaft të mirë edhe për çështjet e punësimit të rinisë, target grupeve të rendësishme në vend. Në këtë mënyrë kemi vijuar me një implementim të plotë dhe korrekt të fondeve europiane që i janë alokuar vendit tonë.

Në vazhimësi do të kemi shumë sektorë prioritarë, si infrastruktura, energjitika, qeverisja e mirë, reforma në drejtësi e cila ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme nga BE, për të siguruar një implementim të sigurt të saj.

Shqipëria vazhdon implementimin e këtyre fondeve me shumë korrektësi që do të vazhdojnë deri në 2020, por paralelisht me IPA Kombëtare vazhdojnëedhe programe të tjera transnacionale apo bilaterale me vendet që ne ndajmë kufirin. Kemi dhe trilateralin qëështë 3 palësh, Shqipëri- Mali I Zi- Itali, ku fondet kryesore do të shkojnë për turizmin, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, pra për nxitjen e biznesit.

Ky projekt është lançuar para disa muajsh ku unë kam qenë edhe në Bari për lançimin e projektit. Është bërë një aktivitet në Tiranë dhe Podgoricë dhe janë rreth 92 milion euro të alokuara për të 3ja vendet, ku shumë institucione apo shoqata lidhin marrëdhënie mes tyre dhe vijnë me projekte konkrete sipas sektorëve të prioritizuar më parë nga të 3ja vendet.

Sa arrijmë ne ti përthithim fondet e BE? A hartohen në cilësinë e duhur projektet?
Unë them që kapacitetet tona nuk janë ende në atë nivel për të përthithur fondet që Shqipëria mund të marrë nga BE. Kemi ende shumë punë për të bërë me të gjithë administratën, por edhe shoqëria civile ka nevojë të jashtëzakonshme për të mësuar mënyrën sesi mundtë shkruhen projekte tejet të mira që ato të fitohen. Konkurenca është e madhe sepse ne konkurojmë edhe me vende të cilat janë anëtare që kanë eksperiencë në shkrimin e projekteve.

Na bën kjo të penalizohemi kundrejt tyre?
Patjetër që na bën por asnjëherë nuk ka munguar edhe mirëkuptimi nga pala europiane, KE, i cili është dhe alokuesi më i madh i këtyre fondeve. Ambicia ime në ministrinë që unë drejtoj, por edhe në administratëështë për të shtuar eksperiencë dhe për të patur një administratë sa më të përgatitur.
Palët politike por edhe më gjerë janë përfshirë në debat për abuzim me fondet e BE, si nga institcionet edhe shoqatat. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore për të rritur kompetencat e agjensisë së auditimit, për të kaluar në sitë të gjitha fondet e BE që vijnë në Shqipëri. Në gjykimin tuaj ku ka çaluar më shumë?
Mënyra ku ka çaluar ka qënë mënyra sesi janë shkruar projektet, satë mirëmenduara kanë qenë ato dhe në cilët sektorë kanë shkuar. Shqipëria ka disa çështje që duhet ti zgjidhë më parë se të krijojë projekte mbi këto problematika që e bllokojnë atë.

Pjesa tjetër ka qenë marrja e fondeve nga disa sektorë të cilët nuk kanë qenë prioritarë për ti dhënëvizibilitetin e duhur dhe sesi janë investuar ato në Shqipëri. Ne kemi patur dhe agjensinë e auditimit e cila është ngritur dhe funsionon më së miri.

Shqipëria gjendet dhe në një moment tjetër, atë të decentralizimit të fondeve që janë institucionet shqiptare që meaxhojnë dhe kontraktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë fondet e BE. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Ministrinë e Financave sepse kjo drejtori e autoritetit kontraktues ndodhet aty, sepse Ministria e Integrimit e kordinon atë në nivel kombëtar.

Probleme ka patur dhe do të vazhdojë të ketë sepse ne jemi një vend që vazhdojmë të mësojmë dhe përfitojmëçdo ditë nga eksperienca europiane. E rëndësishme është qe kemi strategji dhe plane të qarta veprimi për të kërkuar fondet në sektorët ku duhet të financohet.

Në momentin që do të çelen negociatat a do të ndryshojë mbështetja financiare e BE ndaj Shqipërisë?
Unë mendojë që do të përthithë më shumë fonde se çka marrë, do të ketë mundësinë të aplikojënë më shumë programe të unionit. Deri tani jemi pjesë e 9 programeve të tij. Do të kemi mundësi në përthithjen e më shumë fondeve të cilët do ti dedikohen kapitujve dhe rradhëvë të kapitujve që do të hapen.

Edhe pse jemi në një situatë siç e thatë të bllokuar të proceseve integruese, pritshmëritë e shqiptarëve janë se në një moment jo shumë të largët do të kemi çeljen negociatave. Si do të reflektojë çelja e negociatave sa i përket shkëmbimeve tregtare por edhe lehtësirat në kuadër të punësimit në vendet e unionit?
Do të jetë një kapitull i dedikuar edhe për këtëçështje, shkëmbimin tregtar, hapjen e tregut, çertifikimin e produkteve shqiptare. Do të jenë kapituj të vështirë, bujqësia do të zërë një vend të jashtëzakonshëm në procesin e negociatave dhe do të zgjasë pak për tu negociuar.

Puna që na pret ështëe jashtëzakonshme por ajo që kemi bërë deri tani është ngritja e grupeve negociuese, lehtësimi paraprak i gjithë punës që do të vijë me çeljen e negociatave. Është punë shumë e madhe sepse duhet trajnuar një pjesë shumë e madhe e administratës shtetërore dhe duhen gjetur ekspertët më të mirë që gjenden jashtë saj. Ne na duhet të përthithim sa më shumë ekspertë të jashtëm te fushave të ndyshme, për ti bërë pjesë e grupeve negociatore.

A ka nisur procesi për gjetjen e këtyre ekpertëve, për ngritjen e grupeve të punës?
Krijimi i grupeve të punës është bërë, ka nisur edhe procesi i trajnimit sidomos për kapitujt 23 dhe 24 të cilët janë dhe kapitujt e parë që do të mund tëçelen pas negociatave që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, lirinë, sigurinë, të drejtat e njeriut, që në krye kanë Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme por në bashkëpunim më institucionet e pavarura dhe shoqërinë civile.

Ka nisur identifikimi i personave të jashtëm në mënyrë që ti bashkëngjiten në momentin e duhur grupeve negociatore. Ka nisur edhe një punë edhe më e madhe me KE për të filluar këtë shkëmbim eksperience që pala shqiptare duhet ta ketë. Ne kemi patur dhe 2 nënkomitete të zhvilluar vetëm 2 ditë më parë në Bruksel ku kanë qenë këto grupe negociatore pjesë e tyre.

Pra përtej situatës politike, puna vazhdon ?
Puna vazhdon. Minisria e Integrimitnuk ndalet në asnjë moment pavarësisht se kjo situtatë politike patjetër që ndikon. Ndikon psikologjikisht në mënyrën sesi ne e bëjmë ditën tonë.

Puna vazhdon me ritme të shpejta sepse procesi në asnjë moment nuk mund të ndalet. Është një kërkesë që vjen nga qytetarët dhe askush nuk mund të guxojë të ndalë këtë proces.

Në 18 qershor priten të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. LSI ka publikuar listat, ju jeni në krye të listës për kryeqytetin, por edhe zonja te tjera duket se kanë zënë një vend të rëndësishëm në listat e LSI. Ja keni kaluar gjinisë mashkullore këtë rradhë tek pjesa e sigurt e listave.

Ne jemi 50% me 50% në listën e Tiranës,është kënaqësi shumë e madhe për mua që e them këtë, pavarësisht se ligji detyron partitë politike që të kenë 30% të listave gra dhe vajza. NëLSI gratë vajzat kanë zënë një shtyllë kryesore dhe unë e kam thënë me krenari sepse nuk ka qenë vetëm një slogan për ne por premtim i mbajtur në vite.

Po të shohim listën e Tiranës, 3 të parat në fakt janë gra dhe vajza, Kejdi Mehmetaj që ne e kemi patur 4 vite në Kuvendin e Shqipërisë si deputetja më e re dhe Floida Kërpaçi, një tjetër studente e shkëlqyer dhe Kryetarja e forumit rinor qëështë një nga forumet më të angazhuara në vend. Për këtë ne na është alokuar edhe një gjobë nga KQZ sepse duhet të kishim 2 plus 1. Në fjalimin tim në Konventën Kombëtare kam qenë paska e irrituar sepse ne në asnjë moment nuk duhet të japim atë idenë se ju vendoset një gjobëedhe nësë ne kemi më shumë gra dhe vajza në lista sesa çështë në ligj.

Ky është një mesazh i jashtëzakonshmë sepse unë besoj që realisht gratë dhe vajzat mund të japin shumë, punojnëme shumë përgjegjësi me shumë sesa burrat, janë gjatë gjithë kohës në terren me një dashuri për njerëzit dhe komunitetin ku ato jetojnë. Unë them qëështë një vlerë e shtuar ti kesh ato në listë. Po të ishte për mua e gjithë lista mund të ishte vetëm me gra dhe vajza në respekt të plotë edhe të burrave që ne kemi në parti.
Sigal