Ja kush e ka uruar Metën…(Foto)

433
Në një festë të agjencisë Global Travel, është shfaqur edhe Ilir Meta, tashmë Presidenti i Shqipërisë. Tiranapost raporton se Meta gjatë gjithë kohës ka bërë fotografi, selfie, ku të pranishmit shkonin për ta takuar dhe ti shprehin nga afër konsideratat dhe urimet për detyrën e re. 
Presidenti ka qëndruar vazhdimisht në një tavolinë, shumë i sjellshëm dhe fliste me të gjithë. Në një moment të caktuar Aurela Gaçe ka thirrur Presidentin Meta në skenë. Me të marrë mikrofonin ai tha se “Unë nuk është se do të këndoj, sepse nuk di, maksimumi mund të mbaj iso”.
Aurela ishte një prej të ftuarve, që iu desh që të këndonte një këngë në respekt të Presidentit të Republikës. Sigurisht që kënga e zgjedhur nga Gaçe por e kërkuar edhe në unanimitet nga të gjithë të pranishmit ishte “E kemi fatin shpresë dhe marrëzi”. Duke bërë batuta edhe për situatën politike apo për Qeverinë. Ndërsa zoti Meta është thirrur edhe në skenë dhe nga aty ka përshëndetur të gjithë të pranishmit, duke thënë se po ndjehej shumë mirë në një ambient ku të gjithë njerëzit i dukeshin më të rëndësishëm se vetja, dhe se ai ishte më pak i rëndësishmi aty. Presidenti ju referua Lorik Canës, Kastriot Caushit dhe gazetarëve aty.
Më poshtë, batutat që Presidenti Ilir Meta shkëmbetu me Aurela Gaçen, dhe jo vetëm nga skena e Global Travel.
Ilir Meta: Unë nuk është se do të këndoj, sepse nuk di, maksimumi mund të mbaj iso. Jam këtu krejt rastësisht. Jemi në një ambient shumë festiv.
Këtu paska njerëz shumë të rëndësishëm, madje më të rëndësishëm se sa unë që jam zgjedhur President.
Aurela: Më pëlqen modestia juaj.Jemi njësoj (qesh)
Ilir Meta: Duke filluar nga Aurela që thotë mos ma merrni për mburrje, por jam andej nga jam. Por edhe Loriku qenka këtu që na ka dhënë aq shumë emocione, profesor Kaç Caushi na ka bërë të qajmë me filmat e tij, nesër kemi edhe 5 majin dhe do luash prapë rolin e Qemal Stafës.
Përshëndes edhe gazetaret, etj.
Ajo që dua të them është se dëshiroj që kjo atmosferë të jetë në gjithë Shqipërinë, paqe, harmoni, pavarëisht dallimeve duhet të kemi më shumë qetësi dhe dashuri.
Sigal