Ngërçi politik/ Ambasadorja e BE: Politika të lejojë qytetarët të votojnë më 18 qershor

484
Gjatë një aktiviteti në Gjirokastër, ambasadorja e BE- së Shqipëri ka komentuar aktualitetin politik në vend dhe tërheqjen e kandidatit të Kavajës nga kryeministri Edi Rama. Vlahutin thotë se shpreson që politika të lejojë qytetarët të votojnë më 18 qershor dhe se gjithçka që BE bën është në favor të qytetarëve shqiptarë.
Gazetarja Brikena Metaj raporton nga Gjirokastra se Vlahutin ka marrë pjesë në një ceremoni me rastin e Ditës së Evropës që festohet në këtë qytet. Sipas Vlahutin është e nevojshme të përfundohen reformat për t’i dhënë një shtysë të mëtejshme negociatave me Shqipërinë.

“Jam absolutisht e sigurt se do të ketë guxim e mençuri të mjaftueshme dhe kurajo në gjithë politikën shqiptare që të gjejë mënyra të arsyeshme për t’u dhënë gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar partinë të cilën ata zgjedhin. Kjo nuk duhet të jetë dhe nuk ka për të qenë bllokim i ambicies për integrimin në BE. Çdo gjë që ne si be bëjmë bëhet për qytetarët e Shqipërisë . besoj në mënyrë absolute që gjithçka kanë për të bërë politikanët shqiptarë kanë për ta bërë për qytetarët e këtij vendi. Është më e lehtë të luftosh apo të zihesh për diçka sesa të ndërtosh”- tha Vlahutin.
Sigal