Pas Lezhës, Berisha ndalet në Shkodër! Ish-kryeminstri: Kjo qeveri disponon mjete të jashtzakonshme, në goditjen kundër PD-së…

70
Sigal

“Është kënaqësi e madhe të përulem me nderim, me mirënjohjen më të thellë para jush, para qytetarëve të Shkodrës, të gjithë banorëve të këtij qarku për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhatë një lëvizje e cila mori jetë në një ndër momentet më kritike, më absurde, më antidemokratike të Shqipërisë. I dhatë jetë asaj lëvizje, e cila në një hark kohor të shkurtër riktheu në Shqipëri opozitën e vërtetë shqiptare, riktheu në Shqipëri PD të rithemeluar, si parti të idealeve, shpresave tuaja.

Por në këtë udhëtim të vështirë, Shkodra më 6 mars do të paraqitej sic është diamanti i fitores së kësaj përpjekje epike, të madhe të djemve dhe vajzave idealistë, të cilët nuk u pajtuan me një Shqipëri pa opozitë. Nuk u pajtuan me përpjekjet e autokracisë shqiptare, por qëndruan në lartësinë e idealeve të tyre, të interesit kombëtar të shqiptarëve, sepse për një komb që ka vuajtur nga tiranitë më të egra, vetëkuptohet që demokracia dhe sistemit demokratik janë më jetik për të kapur kohën e humbur.

Përpjekja jonë dhe e juaja ishte epike. Ajo përshkoi një rrugë të vështirë, kapërceu pengesa shumë të mëdha. Një qeveri, e cila disponon mjete të jashtëzakonshme të paligjshme. Një qeveri, e cila në dhunim të standardeve mendon apo ka vendosur të cimentojë pushtetin e saj. Një pseudo opozitë që ishte shndërruar në freskore të qeverisë u angazhua në lojëra të saj. Një drejtësi e kontrolluar tërësisht nga qeveria në funksion të goditjes së opozitës së vërtetë, por duhet të pranojmë, por duhet të pranojmë që nuk ishin vetëm këta. Kësaj here në goditjen kundër PD dhe opozitës së vërtetë shqiptare u mobilizua edhe mafia politike e Soros”