Replikat/ Balla: Ia fute vrapit mbrëmë. Salianji: Më thuaj ku të vij

428
Sigal

Replika në distancë mes Taulant Ballës dhe Ervin Salianjit. Shkak këtë herë është bërë videoja e publikaur mbrëmë në emisionin “Opinion” e Fredi Alizotit, personit që sipas prokurorisë imitoi Agron Xhafaj.

Sot pas seancës në Gjykatën e Tiranës për padinë ndaj kreut të PD, Balla foli edhe për këtë video, që përbën një kthesë të ngjarjeve. Socialisti Balla tha se Salianji ia futi vrapit mbrëmë pas emisionit, aq sa rrezikoi dhe rojet.

“Nuk e kam takuar kurrë Fredi Alizotin. Prokuroria po bën një punë të shkëlqyer në zbardhjen e kësaj çështjeje dhe të vazhdojë hetimin deri në fund dhe për video të servirura por personat që nxjerrin video nuk duhet t’ia fusin vrapin sepse rasti i mbrëmshëm i largimit të Salianjit nga Klan duke vënë në rrezik dhe rojet është i turpshëm”, tha Balla.

Nga ana tjetër ka ardhur dhe reagimi i deputetit Ervin Salianji, i cili i është drejtuar Ballës si kryeprokuror dhe i ka kërkuar t’i japë adresën se ku ndodhet.

“Taulant, unë jo vetëm që nuk iki me vrap, por vij aty ku jeni. Mē thuaj si kryeprokuror që je kur me solli shkresë prokuroria? Si kryeprokuror qe je me thuaj ku te vij se vij ta jap edhe ty provën që e pa i madh e i vogël!”, shkroi Salianji në “Facebook”.