Reforma Zgjedhore, Opozita: Këto janë tre kërkesat tona

330
Sigal

Ditën e sotme përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik të zhvilluar online kërkuan mbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore, duke e rinisur atë me propozimet e opozitës të lëna pa përgjigje nga qeveria.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim sqaruan se opozita ka tre kërkesa.

Ata kërkuan që reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.

Sipas opozitës takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online dhe e fundit, puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qëndrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.

Ndërsa bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka bërë të ditur se palët kanë rënë dakord që reforma të mbyllet më 31 maj, ndërsa tha se për dy çështje palët kanë mendime të ndryshme.

Deklarata e Gjiknurit:

Kërkova të vazhdohet me axhendën e punë të mbetur pezull nga COVID, në mbledhjen e radhës të na bëjnë një ekspoze me pyetjet për përputhshmërinë me Kushtetutën. Dua të them që nuk kemi të bëjmë me rifillim loje, por nuk rikthejmë axhendën.

Opozita ka pasur detyrimin që të sillte propozime, ka një axhendë të dakordësuar, ramë dakord brenda majit të mbyllet, të vazhdojmë aty ku e lamë.

Një pjesë e mirë e punës i mbetet ekspertëve. Ka mbetur dhe një propozim që ia kërkova PD për formulimin e KQZ, pastaj i mbetet ekspertizës. Për gjërat që nuk biem dakord, do i drejtohemi ODIHR. Ne duam që të ezaurohet ky proces me opozitën, por ky forum nuk mund të kthehet në dëshirë.

Dy çështjet që na ndajnë është administrata zgjedhore, që presim propozimin e PD-së dhe çështja e Kolegjit, ndërsa me të tjerët kemi qenë dakord, për teknologjinë, kanë kërkuar video survejancë për të parë rendin, e kemi pranuar, një rol më aktiv të policisë e kemi pranuar, çështja e kuotave gjinore, po diskutohet.

Vota emigrantëve, kanë gjetur një zgjidhje, meqë do zhvillohet në distancë, këtë ia kemi deleguar KQZ këtë të drejtë, se di mund të ushtrohet vota e emigrantëve.

Ne do bëjmë çmos që të kemi konsensus për disa parime. Në Komisionet Zgjedhore mund të përfshihen me short, por emërohen nga administrata zgjedhore, jo te partitë. Depolitizimin të administratës.

Ka një tendencë për të fshirë nga opozita gjithçka që është arritur, kishte tendencë politike. Do vazhdojmë me temat e mbetura dhe me propozimin e PD-së për KQZ. Po pati vullnet, mundësia mund ta arrimë marrëveshjen edhe para 31 majit.