Çipa zv/drejtori i ri i Krimeve të Rënda, Hodaj në Policinë e Tiranës

615
TIRANE – Ndryshime ne kupolen drejtuese te Policise ne Tirane dhe rrethe. Ardian Çipa, është transferuar nga detyra që mbante si drejtor i policisë së Tiranës duke u emëruar në një detyrë më të lartë, zv/drejtor i Përgjithshëm i Krimeve të Rënda.
Ndërkohë që në postin e drejtorit të Policisë së Tiranës është emëruar Ervin Hodaj. Më herët ai ishte Drejtor në Drejtorinë e policisë së qarkut Fier, 39 vjeç nga Tepelena.
Po ashtu në krye të Komisariatit të Fierit është emëruar Neritan Nallbati, që kishte të njëjtën detyrë por në Elbasan. Ndërkohë në vend të Nallbatit në Elbasan është emëruar është emëruar Alfred Çepe.
Po ashtu ka ndryshuar edhe kreu i Anti-krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, post në cilin është emëruar Rebani Jaupaj. 
Sigal