Reforma Zgjedhore/ Monika Kryemadhi pret në takim ambasadorin britanik

112

Ditën e sotme kryetarja e LSI zhvilloi një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë Duncan Norman.

Zyra e shtypit në LSI njofton se Kryemadhi diskutoi me Ambasadorin Norman lidhur me sfidën e madhe të përmbushjes së 15 kushteve të Integrimit Evropian dhe vullnetin e pandryshuar të LSI-së për të kontribuar për ato që janë përgjegjësitë e opozitës në listën e kushteve të BE për hapjen e negociatave.

Kryemadhi nënvizoi rolin e veçantë dhe mjaft pozitiv të Ambasadorit Duncan në formësimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, si një model për ti dhënë përgjigje çështjeve që kanë rëndësi për vendin dhe veçanërisht zgjedhjeve, që janë themel i demokracisë.