Reforma ka probleme kompletuale! Debati e zhvillon drejtësinë

315
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Flasin: Prof. Ledi Bianku dhe konstitucionalisti Sokol Hazizaj

Ledi Bianku, ish- gjyqtari i Strasburgut dhe personalitet i jurisprundencës shqiptare dhe evropiane, i ftuar mbrëmë në emisionin e Adi Krastës, replikoi ato zëra të ndërkombëtarëve, por edhe të zyrtarëve shqiptarë, të cilët, duke dashur të mbrojnë Reformën në Drejtësi, apo ta quajnë sukses gjendjen ku është drejtësia shqiptare, pas zbatimit të reformës në drejtësi, sulmojnë ata politikanë, juristë që kritikojnë reformën në drejtësi. Bianku, duke fotografuar ndoshta ambasadoren Yuri Kim, ndër të tjera, tha, se “Në qoftë se në Shqipëri thuhet se ka persona që e ndikojnë reformën, e kundërshtojnë reformën, më lejoni të them që, kritikët më të madhenj të gjykatës së Strasburgut, janë vetë gjyqtarët e Strasburgut”.

Gazetari Krasta e pyet Biankun: Ne vazhdojmë propagandën për reformën në drejtësi? Cili është qëllimi i medias të vazhdojë propagandën? Ne e kemi sponsorizuar reformën në drejtësi? Sa lekë kemi dhënë ne që ta quajmë me domosdoshmërisht të suksesshme? Si mund ta jetë media fajtore, kur nuk shkohet në emisione apo televizione jo e jo, kritike ndaj qeverisë dhe kryeministrit, apo kur intervistat bëhen me ‘superscripted’? Si mund ta shkatërrojmë ne median, kur ne jemi përdoruesit e parë të saj? Një reformë në drejtësi, e cila shkaktoi 85 mijë dosje, të cilat sipas kohës minimale do të duhet një shekull, a mundet ky element të vlerësojë cilësinë e vetë reformës?

Bianku përgjigjet: Reforma në drejtësi ka probleme kompletuale. Nga debatet dhe nga mënyra sesi bëhen, thuhet gjithmonë se mos e kritikoni reformën. Nëse unë do gjeja një term në fjalorin social, sinonimin e fjalës drejtësi, do ishte debat, përballja e të kundërtave. Jurisprundenca amerikane dhe angleze kanë shpikur parimin e kontrakditoriaritetit, ti shkon në gjykatë, sepse nuk je dakort qoftë me qeverinë, qoftë me një organizatë ndërkombëtare dhe e kundërshton para gjykatës, është e vërtetë apo jo. Ballafaqimi i ideve, mund ta kesh të mirë a mund ta kesh keq. Që nga momenti që hidhet poshtë debati, kemi një problem të madh. Në qoftë se në Shqipëri thuhet se ka persona që e ndikojnë reformën, e kundërshtojnë reformën, më lejoni të them që, kritikët më të mëdhenj të gjykatës së Strasburgut, janë vetë gjyqtarët e Strasburgut, gjyqtarët e Luksemburgut, janë vetë gjyqtarët e Luksemburgut. Nuk quhen këta armiq të sistemeve. Debati e zhvillon drejtësinë.”


Hazizaj: Reforma në drejtësi, derexhe e turpshme, ku ata, që do e pësojnë, janë qytetarët

Konstitucionalisti  Sokol Hazizaj, po në këtë emision me Adi Krastën, e cilësoi si një vakuum të rrezikshëm atë që po prodhon sot Reforma në Drejtësi, ku ata që e vuajnë janë qytetarët, të cilët për shkak të këtij vakuumi të krijuar, u duhet të kalojnë në një kalvar të gjatë gjyqësor. Sokol Hazizaj:  “Pa dashur të kthej një opinion me një mesazh politik, që jep dikush, që është kryeministër, apo ambasador. E vërtetë është që parimet, mbi të cilat ecën drejtësia, janë disa parime të gjithënjohura, që është pavarësia e gjykatave, që do të thotë jo njëanshmëria, standardi ligjor, që do të thotë e kundërta jo gjykim mbi standarde jo ligjore, hetimi procedurial, që do të thotë e kundërta, jo hetim procedurial mbi mesazhe poltike të varura plotësisht, edhe si ndihmëtare flagrante të frymës së pushtetit dhe ndikimit arbitrar. Të gjitha këto janë ato që ne themi perceptim i sotëm mbi drejtësinë, të paktën nga aktorë dhe faktorë, që janë në procesin e gjykimit. Në fund të fundit, po ta shikosh me vëmendje gjithë ky vakuum i krijuar në system, u krijua për shkak të perceptimit. Dhe ne e kemi thënë atë kohë, që nuk mund ta rregullojë perceptimi i 50 përqindshit, që humbet gjykimin, duke bërë vakuum të gjithë sistemin. Ne sot, kemi më pak se gjysmën e funksionimit të Gjykatës së Lartë, më pak se 2/3 e Gjykatës Kushtetuese, jemi më pak se gjysma e korpusit të gjykatës së Apelit, kemi gjysmën e gjykatave të rretheve gjyqësore, dhe të tre apo katër gjyqtarëve  të Gjykatës së Krimit të Organizuar, tani, më falni, cili është perceptimi. Perceptimi vjen nga realiteti, ku ndodhemi. Jemi në një derexhe të turpshme, ku kalvari i qytetarëve për të ndjekur gjyqet do vite.”