Referendumi i PS, Rama voton në Qesarakë

424
Kreu i PS-së Rama, ka votuar mëngjesin e sotëm në referendumin e shpallur për veten e tij, për vazhdimin e mandatit të kryetarit të PS-së. Ai ka votuar në fshatin Qesarakë, prane qendrës së votimit afër vendbanimit të tij, Surrelit. 
“Pavarësisht se moti nuk ishte në mbështetje të pjesëmarrjes, unë kam besim se sot anëtarësia do të shfrytëzojë këtë instrument demokratik, për t’u shprehur për një çështje të brendshme të PS-së, që nga ana tjetër tregon se është forcë transformuese jo vetëm në qeverisjen e vendit, po dhe në demokracinë aktive të brendshme.
Kjo është hera e pare dhe jo e fundit që ne do të përdorim këtë instrument, referendumin, për të zgjeruar hapësirat e vendimarrjes dhe aksesin në vendimarrje të çdo anëtari të partisë sonë, në një proces me rëndësi të veçantë se PS-ja është rihapur dje po zgjerohet dita-ditës, po rritet me anëtarë të rinj”, deklaroi ai.
Sigal