“I turpshëm sulmi i Tires së qeverisë ndaj BE-së”, Basha: Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë

218
Sigal

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj Ramës për sulmet që i ky i fundit ka bërë ndaj Bashkimit Europian dhe Francës. Basha e cilëson Ramën si Tirja i qeverisë dhe shprehet se, 25 prilli do të jetë dita e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.

Reagimi i kryetarit Basha 

E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër.

Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë.

Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin.

25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.