Reagon policia: Vetëm një incident gjatë zgjedhjeve në Dibër

407
Sigal

Gazeta Telegraf/

Në përfundim të procesit zgjedhor
në Dibër ka reaguar policia përmes një deklarate, duke thënë se gjithçka shkoi
mirë, ndërsa është shënuar vetëm një incident në një qendër votimit. Më poshtë
deklarata e plotë. Më datën 12.09.2016, rreth orës 18:20, ka përfunduar procesi
i numërimit të votave. Gjatë procesit të numërimit të votave është kërkuar
vetëm njëherë ndërhyrja e Policisë, ku rreth orës 12:25, me Vendim nr 1 të
KZAZ-së, shërbimet e policë kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së,
për nxjerrjen jashtë të personave të pa autorizuar. Pas verifikimeve të kryera,
policia ka nxjerrë jashtë ambienteve disa persona që ishin të pa pajisur me
autorizim. Në orën 12:45, po me Vendim nr 2 të KZAZ-së, policia është larguar
nga ambientet e brendshme të numërimit të votave. Shërbimet e policisë që janë
të angazhuara në ruajtjen fizike të godinës së KZAZ-së, që prej orës 18.00 të
datës 09.09.2016 e deri në këto momente nuk kanë evidentuar asnjë problem.
Policia e Dibrës gjatë gjithë fazave të procesit zgjedhor ka qenë e angazhuar
maksimalisht për të përmbushur detyrat e përcaktuara në planet e masave të
hartuara për këtë qëllim. Gjatë tre fazave të procesit shërbimet e policisë
kanë zbatuar me përpikmëri detyrat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe në
ligjin për Policinë e Shtetit. Për garantimin e rendit dhe sigurisë në këtë
proces u angazhuan rreth 181 forca policore të Policisë Dibër dhe rreth 20
automjete policie. Në të tria fazat e procesit janë evidentuar 4 incidente, që
s’kanë cenuar procesin zgjedhor, të cilat janë trajtuar me profesionalizëm nga
ana jonë, duke referuar materialet në Prokurori për personat përgjegjës. Nga
ana e Policisë së Dibrës është siguruar rendi e siguria në rreth 50 takime
elektorale të zhvilluara nga dy subjektet politike. Janë mbuluar me punonjës
policie të gjitha objektet zgjedhore, si dhe është bërë shoqërimi i materialeve
zgjedhore. Policia e Dibrës vijon shërbimin në KZAZ deri në largimin për në KQZ
të materialeve zgjedhore. Njëkohësisht janë marrë të gjitha masat për të
garantuar rendin dhe sigurinë gjatë festimeve, që po kryhen në qytetin e
Peshkopisë.