Raportuesja e PE, Santos/ Qeveria të respektojë lirinë e medias, asnji tolerancë për sulmet ndaj gazetarëve. Të përshpejtohen reformat!

115
Sigal

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos vuri theksin tek roli i madh që do të ketë Kuvendi i Shqipërisë në vijim për rrugën evropiane të vendit. Teksa ishte e pranishme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Santos deklaroi se ka ardhur koha që reformat të përshpejtohen dhe jo të ndalohen.“Ka ardhur koha që të përshpejtohen reformat dhe procesi i reformave. Jo të ndalohen ato, por të përshpejtohen në mënyrë që Shqipëria të bëhet pararendëse në këtë proces. Unë jam vërtetë shumë e sigurt që Shqipëria i ka kushtet për të qenë pararojë e vërtetë në këtë proces. Ekziston nevoja për të patur një vizion strategjik për rrugën që do të ndiqet dhe një plan konkret për hapat që do të ndërmerren. Roli i Kuvendit në periudhën e ardhshme do të jetë tejet i rëndësishëm. Unë kuptoj të gjithë hapat që keni ndërmarrë për ta përfshirë tërësisht kuvendin në këtë proces. Tashmë që po ecni përpara besoj se ju mund të keni një ecuri të vërtetë për legjislacionin e ri, i cili do të hartohet në përputhje me atë europiane”, -theksoi ajo. Santos u shpreh se integrimi europian duhet të jetë një proces i thellë shoqëror ku përfshin jo vetëm mazhorancën, por opozitën, shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Vetëm duke u bërë të gjithë bashkë, atëherë tha Santos, procesi i integrimit mund të jetë i suksesshëm.“Në mënyrë të veçantë më gëzon fakti që vij këtu në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian. Ky format tregon që integrimi europian nuk është vetëm qeveria, mazhoranca, dhe nuk është vetëm procesi teknokratik në vetvete, por duhet të jetë një proces i thellë shoqëror që përfshin shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Duhet të jetë një proces transparent dhe gjithpërfshirës. Vetëm kur e gjithë Shqipëria të bëhet bashkë, atëherë procesi i integrimit do të jetë i suksesshëm”, u shpreh Santos. Teksa ka folur për lirinë e medias, ajo tha: “Liria e medias është vlerë kyçe në BE. Shtypi luan rol jetik në konsolidimin e duhet të respektohet fort. Në media duhet që të gjithë të japim llogari, është një nga pikat e kontaktit me qytetarët e na lejon që të japim mesazhet tona. Duhet të ketë tolerancë për sulme kundër gazetarëve siç kemi parë kohët e fundit. Ne e kuptojmë që ju përballeni me probleme nga e shkuara, por ecuria drejt të ardhmes nuk duhet të shtypi. Të drejtat e pronësisë duhet të ruhen”.