Shkatërrohet grupi kriminal në Austri, arrestohen 5 shqiptarë, sekuestrohet marijuanë me vlerë 260 mijë euro

92
Sigal

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Tirol të Austrisë, policia austriake arrestoi 13 persona, mes tyre edhe 5 shqiptarë, të cilët merreshin me shitjen e lëndëve narkotike.

Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se janë se sekuestruar mbi 26 kg marijuanë me vlerë rreth 260 mijë euro.

Policët hetuan 16 të dyshuar dhe më pas në nëntor dhe dhjetor 2022 kontrolluan gjithsej 13 apartamente në rrethet e Kufstein, Innsbruck Land, qytetin e Innsbruck dhe Steyr.

Më pas policia ka zbuluar mbi 26 kg marijuanë, në vlerë rreth 260 mijë euro, si dhe janë sekuestruar disa telefona dhe një makinë.

Sipas policisë, disa nga të akuzuarit i kanë pranuar krimet dhe dyshohet se gjatë dy viteve të fundit kanë sjellë në Austri deri në 32 kilogramë kokainë dhe deri në 100 kilogramë marijuanë.

16 të akuzuarit janë meshkuj nga mosha 19 deri në 50 vjeç, katër shqiptarë të Shqipërisë dhe një i Kosovës, tre austriakë, dy turq, dy italianë, dy maqedonas, një serb dhe një boshnjak.