Raporti i KE për Shqipërinë/ Fenomeni i azil kërkuesve shqetësues. Të ndërmerni nisma për forcimin e ligjit kundër emigrimit të paligjshëm

261
Sigal

KE-ja prezanton raportin për Shqipërinë: Fenomeni i azilkërkuesve

 Të ndërmarrë nisma për forcimin e ligjit dhe masa kundër emigrimit të paligjshëm

Komisioni Europian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Shqipërinë. Si temë shumë shqetësuese, në raport trajtohet fillimisht fenomeni i azilkërkuesve, ndërsa thuhet se numri “i kërkesave të pabaza” për azil në vendin tonë, vijon të jetë burim shqetësimi. Në këtë raport kërkohet një angazhim më i  fortë të autoriteteve shqiptare. Në një analizë të tyre, raporti thotë se ky fenomen në 4 vitet e fundit ka ardhur në ulje, ndërsa në 2019 ka pasur 5% më pak se në 2018 aplikime. “Migrimi i shtetasve shqiptarë vazhdon të jetë më i larti nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Numri i kërkesave për azil të paraqitur nga shtetasit shqiptarë në Shengen vazhdoi të ulet për vitin e katërt me radhë, me 18.555 aplikime të paraqitura në vitin 2019 krahasuar me 19.615 aplikime të paraqitura në 2018. Kjo paraqet një rënie prej 5%. Në tremujorin e parë të vitit 2020 u raporton 2,895 kërkesa për azil, 44% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ka pasur edhe një ulje të nivelit të kthimit. Kërkesat e pabaza të azilit të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në shtetet anëtare të BE-së mbeten një çështje që kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe thelbësore nga autoritetet shqiptare. Shqipëria ka forcuar përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për të drejtat dhe detyrimet e regjimit pa viza, si dhe gjobat për shkelje të këtyre detyrimeve”.

KE-ja  ka listuar edhe 4 pika, për të cilat autoritetet shqiptare duhet të bëjnë më shumë

Rritje të masave për të adresuar migrimin e parregullt dhe kërkesat e pabazuara të azilit të shtetasve shqiptarë, përfshirë përmes identifikimit dhe adresimit të arsyeve themelore dhe organizimi i fushatave të mëtejshme informative mbi të drejtat dhe detyrimet në udhëtimet pa viza. Ruajtja dhe forcimi i bashkëpunimit operativ proaktiv me agjencitë e BE-së dhe me shtetet anëtare të BE-së për përballimin e presionit migrator me origjinë nga Shqipëria, si dhe rendi publik dhe kërcënimet e sigurisë nga përfshirja e shtetasve shqiptarë në grupet e krimit të organizuar. Përmirësimi i efektivitetit të përpjekjeve të ndjekjes penale dhe zbatimit të ligjit për të luftuar korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar. Përmirësimi i regjistrave të rasteve në lidhje me pastrimin e parave / kundër terrorizmit, financimin dhe shfrytëzimin e plotë të mbështetjes së dhënë nga Komisioni për të forcuar kapacitetet për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.