Këshilltari i CDU Martin Henze: Ndryshimet, që PS po nis në parlament janë në shkelje të Kushtetutës dhe rrezikojnë Reformën Zgjedhore

405
Sigal

Pas deklaratës të Komisionerit për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi,  i cili iu  përgjigj tentativës së mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama,  për të devijuar nga marrëveshja politike e 5 qershorit për Reformën  Zgjedhore, ka reaguar dhe Martin Henze, këshilltari pranë grupimit më të madh politik në Gjermani, CDU-së. Duke iu përgjigjur shqetësimit të Komisionerit Varhelyi, Henze i kujton ndryshimet që Rama po fillon tani në parlament, përmes lojërave të tij politike në Shqipëri, së bashku me një opozitë të paligjshme, janë një shkelje e kushtetutës dhe gjithashtu shkatërrojnë marrëveshjen në Shqipëri.  Këshilltari gjerman, Martin Henze u shpreh: “Oliver, ndryshimet që Rama po fillon tani në parlament përmes lojërave të tij politike në Shqipëri, së bashku me një opozitë të paligjshme, janë një shkelje e Kushtetutës dhe gjithashtu shkatërrojnë marrëveshjen në Shqipëri” .