Rama tregon rezultatet e trafikut të lëndëve narkotike

396
Sigal

Kryeministri Rama: Kur komenti është i tepërt

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social “Facebook” një foto mbi sasinë e më të madhe të bimëve kanabis- sativa të asgjësuar nga Policia e Shtetit gjatë periudhës janar-shtator 2014 se sa në 5 vite 2008-2013 dhe mbi sasinë e drogës kanabis- sativa të sekuestruar nga Policia e Shtetit në periudhën janar-shtator 2014, më shumë se sa në 8 vitet 2005-2013. “Kur komenti është i tepërt”, shkruan Kryeministri Edi Rama në diçiturën e fotos që tregon se si, “në 5 vite, nga viti 2008-2013 janë asgjesuar 503.626 bimë kanabis-sativa, ndërsa vetëm në periudhën janar-shtator 2014 janë asgjësuar 530.177 bimë kanabis-sativa”.Gjithashtu, në foto tregohet se si “në 8 vite 2005-2013 janë sekuestruar 96 ton drogë kanabis-sativa, ndërsa vetëm në periudhën janar-shtator 2014 janë sekuestruar 101.7 ton drogë kanabis-sativa”. Në foto tregohet edhe se, gjatë vitit 2014 ka pasur 1918 procedime penale, 1058 persona të arrestuar, 604 persona në gjendje të lirë, 187 persona në kërkim, 41 grupe kriminale të shkatërruara, 9 kryetarë komunash dhe kryepleq të proceduar penalisht.