Rama tallet me protestuesit e PD: Luajnë me kapsolla kur presin vaktin e darkës!

517
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me protestuesit e opozitës që hodhën mbrëmë fishekzjarre e flakadanë ndaj godinës së qeverisë.

Ai i është përgjigjur me shpërfillje komentit të bërë nga një ndjekës në profilin e tij në FB, që i thotë të shkoja nga puna se prortestuesit i vunë flakën.

Komentuesi: Oo figure shko andej nga puna se i vun flaken ata protestusit paqesor te viteve 97..Shko u thuaj mos te bejn pis atje para zyres

Rama: Luajne me kapsolla ata kur presin vaktin e darkes

Simpatizantë të PD-së kanë hedhur fishekzjarrë dhe flakadanë në afërsi të Kryeministrisë mbrëmjen e djeshme.
Sigal