Bledar Dervishaj: Zullumet që presin ndëshkim

676
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Koncepti i administratës publike, ka kohë që ka humbur nën këtë Qeveri. Kultura e letrave pa kokë e pa bisht, pa firmë dhe pa vulë, është e papranueshme në shtetin tonë demokratik dhe pro europian! Për fat të keq, kjo frymë ka zënë vend në gjithë strukturat e administratës shtetërore.Askush nuk e ka harruar se, përmes letrave të tilla bakalli (paçavure), të ngjitura natën nëpër muret e shtëpive të qytetarëve të Tiranës, dhe me projekte “të dhuruara”, ta pamiratuara zyrtarisht, dhe në bashkëpunim me subjekte private fiktive deri në falsifikime të nivelit ndërkombëtar, qeveria, me gjithë institucionet në varësi të saj dhe Bashkinë e Tiranës, dhunuan qytetarët, ju prishën atyre shtëpitë, i përjashtuan nga procesi i legalizimit, tek Unaza e Re, tek zgjatimi i Bulevardit.Thuajse për çdo vepër publike, asfalti elektoral që është hedhur, apo ndriçimi fasadë që është instaluar, është bërë duke shkelur mbi kurrizin e qytetarit të thjeshtë e të pambrojtur.Edhe kur shumë prej tyre protestuan, për të kërkuar një të drejtë, përmes një letre zyrtare ashtu siç ligji kërkon, ata u rrahën, u nxorrën me dhunë nga banesat, dhe arritën deri aty sa ja u mbushën mushkëritë më gaz.Nuk ngeli normë ligjore në këtë vend pa u shkelur, u shkel Kushtetuta, u shkel ligji, u shkel morali dhe dinjiteti njerëzor. Të gjitha veprimet janë kryer sikur jemi në mësjetë, nën një regjim autokrat të monarkut absolut, ku ligji është ajo që thotë monarku, dhe çdokush duhet t’i bindet vullnetit të tij.

 

 

Kushdo e mban mend, se si Bashkia Tiranë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, në muajin muajin tetor dhe fillim nëntori 2018, hapën një kantier të madh në hyrjen e Tiranës, ku në gjithë segmentin rrugor të hyrjes dhe Unazës së Tiranës, u kryen punime pa leje ndërtimi. Hoqën simbolin kombëtar (Shqiponjën) në Sheshin Shqiponja, hapën aty një super-gropë, prishën rrugën, prishën karrexhatat ndarëse, prishën ndriçimin publik, ndërkohë që asnjë akt zyrtar shtetëror për lejimin e kryerjes së këtyre punimeve, nuk ishte miratuar dhe formalizuar sipas ligjit.Gjithçka kryhej natën, në muzg, me urgjencë, pa akte zyrtare, pa njoftime, pa asnjë procedurë, duke sjellë një situatë tensioni dhe pasigurie tek secili prej banorëve të prekur nga ky projekt e duke shkelur rëndë të drejtat themelore të njeriut. Klima e krijuar ishte presion, intimidim mbi banorët, familjarët dhe fëmijët e tyre që u kanë shkaktuar trauma psikologjike me pasoja shëndetsore dhe sociale.
Vetën pas investimit të Presidentit të Republikës, me kërkesa për informacion zyrtar, qeveria, u angazhua për të bërë ndonjë letër, dhe kjo jo për të ndrequr gabimet që kishte kryer, por për të mbuluar zullumin dhe për të zhmangur secili nga menderja e vet përgjegjësinë penale, për gjithë sa po kryhej.

Ajo, që është dhe më e rënda, është se, organet që duhet të vepronin, ngecën. Ishin denoncimet e opozitës, protestat e banorëve, hetimi dhe denoncimi që realizoi Kreu i Shtetit, dhe veprimtaria e medias së lirë, ajo që i nxorri zbuluar, këta të paudhë.Nuk mund ta di, se si këta zyrtaruca publik kanë mundur të justifikojnë veprimet ose mosvperimet e tyre, përballë organit të akuzës, nëse ky i fundit, i ka marrë ndonjëherë në pyetje, por një fakt është i sigurtë, veprat penale që janë konsumuar aty janë të shumëfishta, dhe zyrtarët e përfshirë janë nga niveli më i lartë deri tek ai më i vogli fare.Sot që jemi zyrtarisht në prag zgjedhjesh, i erdhi radha dhe Partive Politike që zgjodhën të ishin Opozitare me Qeverinë.

E njëjta gjë, ndodhi dhe me FRD, pa letër, pa shkresë zyrtare të formalizuar sipas ligjit, urdhërohet të nxirret jashtë nga selia e saj (shtëpia e saj) një parti opozitare. Dhe kjo në mënyrë tinzare, përmes urdhërave me gojë, ndaj Policisë Bashkiake.Situata, me një parti politike si FRD pjesë e një koalicioni opozitar, është sulm që duket haptazi me qëllim politik, që s’ka lidhje me shtetin e së drejtës, me rendin juridik, me demokracinë, por synon dëmtimin e veprimtarisë së kësaj force politike, në përmbushje të të drejtave që i njeh Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe ligji për Partitë Politike.Vetëm kur çështja bëhet publike, kur Kreu i Shtetit bëhet garant i funskionimit të shtetit të së drejtës, demokracisë, këta zyrtarucë, për të mbuluar të palarat e tyre, që dolën sheshit, u angazhuan të bëjnë shkresa, të përdorin numra protokolli me fraksione, për t’u mbrojtur nga ndjekja penale, për gjithë veprimet e kundraligjshme të konsumuara.Nuk ka autoritet Kryetari i Bashkisë Tiranë, që sipas qefit, që në momentin kur gara politike ka nisur zyrtarisht dhe palët politike garuese janë identifikuar, siç është dhe FRD, të vlerësojë se, kur është momenti që një Partie Politike i duhet dhënë, apo i duhet hequr mbështetja shtetërore me zyrë dhe as kriteret e përcaktuara në ligjin për partitë politike.Ngado që ta rrotullojë Kryetari i Bashkisë, krahasuar me deklaratat e tij publike, dhe me veprimet e paligjshme të stafit të tij, është i zhytur kokë e këmbë.Ka shumë e shumë ngjarje të kësaj natyre që janë konsumuar së fundmi.Megjithatë, gjithçka po ndodh, nuk lindi sot.Veprime të tilla u projektuan kohë më parë dhe filluan të implementohen me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës në 30 korrik 2020, e që pasuan me ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit, duke prishur sërish konsensusin e jetës politike në vënd.Aty startoi fushata, “O je me ne, o je kundra nesh”.Unë jam mëse i bindur që ndëshkimi ndaj këtyre sjelljeve do të jetë i fortë. Ndëshkimi do të vijë si nga drejtësia, ashtu dhe nga shoqëria.Kjo e dyta triumfon në 25 prill, e që patjetër do zgjojë edhe të parën.
Vetëm edhe pak durim.