Rama: PS është ndryshe nga partitë e tjera

437
Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim dhe me të rinjtë e Tiranës, duke theksuar se është bërë e modës shprehja “të gjithë janë njësoj”, por sipas tij, PS nuk është njësoj me partitë e tjera. “Është bërë modë që përsëritet shprehja të gjithë janë njësoj, kjo është një modë që duhet ta luftojmë, pasi është një modë dekurajuese dhe neveritëse për të ardhmen tonë. Po të ishin të gjithë njësoj, sot do kushtonte më shumë futja në universitet. Sikur të ishin njësoj të gjithë nxënësit nuk do kishin 7 kg libra në çantë nga ato të Fariut, por do ishin 12 kg se do ishin shtuar. Po të ishim njësoj mësuesit nuk do kishin sigurinë sot se largohen nga puna. Sikur të ishin sot njësoj çerdhet dhe kopshtet do ishin më keq. Nuk janë të gjithë njësoj, prandaj dhe Shqipëria nuk është ashtu siç ka qenë”, tha Rama. Ndër të tjera, kryeministri Rama u shpreh se vota është e rëndësishme. Ai tha Erion Veliaj këmbënguli për sheshin “Skënderbej” dhe kryetar bashkie e bëri vota, ndërsa për të lindur e lindi e ëma e tij. Kryeministri tha se administrata duhet të jetë e shtetit, jo e partive të pushtet. “Ajo që është më e rëndësishme është të kuptohet se ne nuk jemi në luftë me partitë e tjera. Ne PS nuk e konsiderojmë as çetë, as sekt për të përfituar. PS për ne është mjet në dispozicion të kujtdo që do të bëjë shtet. Po të ishte PS si të tjerat ne nuk do ishim këtu, por do ishim duke pritur 18 qershorin me 100 e ca deputetë. PS nuk duhet të jetë peng i njërit apo tjetrën. Këtu nuk është fjala që të djathtët të bëhen të majtë. Administrata duhet të jetë e shtetit, jo e partive të pushtet. Shteti është i të gjithëve dhe t’u shërbejë qytetarëve. Nuk janë të gjithë njësoj. Harrojeni se duke mos votuar ndryshojnë gjërat”, tha Rama.
Sigal