Teksa komentoi urdhër arrestet e SPAK për koncesionin e sterilizimit, Meta u shpreh se “kosto e sterilizimit u 80 fishua në kundërshtimin me aprovimin që ka dhënë ministri socialist në atë kohë”.
Ndërsa theksoi se fondet kanë dalë nga qeveria shqiptare.
“Kemi të bëjmë me një presion të fortë të Ramës dhe gjithë strukturave që kanë bërë filtrimin e personelit në sistemin drejtësisë.
Korrupsioni në Shqipëri vetëm po shtohet. Kosto e sterilizimit është 80 fishuar në kundërshtimin me aprovimin që ka dhënë ministri socialist në atë kohë. kush i ka bërë këto pagesa, fondet kanë dalë nga qeveria, Parlamenti.
Provat e drejtësisë me regji i kemi të qarta dhe kryeregjisori është Rama”, tha Meta në një intervistë për News24.