Rama: Përveç teatrit të ri, do të ndërtojmë edhe të vjetrin sërish…

292
Sigal

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u ndal te shembja e Teatrit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se projekti origjinal të Teatrit që u shemb do të ndërtohet diku tjetër.

“Ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj për këtë situatë, projektin origjinal ne do ta marrim dhe do t’jua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh. Do ta kemi mes nesh. Dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin që do të bëhet për të shkuar tek ajo godina”, u shpreh ai.

Ndërsa më tej Rama theksoi: Janë 21 vjet që pres momentin kur do të pastrohet ajo fushë për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar që do të jetë një teatër i denjë, për ata shumë pak njerëz që shkojnë në teatër dhe që duhet të shtohen. Ralf ti ke vajtur.

Teatri i ri do të ndërtohet aty. Kam edhe një lajm për ju, por nuk do ta jap tani. Ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj për këtë situatë, projektin origjinal ne do ta marrim dhe  do t’jua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh.

Do ta kemi mes nesh. Dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin që do të bëhet për të shkuar tek ajo godina. Ndërkohë që e vendosim vetë këtë. Përse e vendosim vetë këtë i dashur Ralf?!  E vendosim sepse jemi zgjedhur që të vendosim, nuk jemi zgjedhur që të vendosni ju”.