Rama përfundon takimin me drejtuesit politikë të PS-së në qarqe

278
Sigal

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtuesit e qarqeve në selinë e Partisë Socialiste me të cilët ka diskutuar rreth organizimit të zgjedhjeve që do të mbahen më 25 Prill 2021. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kreu i OSHEE-së, Ardian Cela, i cili ka rolin e koordinatorit të PS-së në qarkun Durrës, drejtimin politik të të cilit e ka marrë vetë Edi Rama. Kjo ishte mbledhja e dytë për ditën e sotme pas asaj të paradites me grupin parlamentar.