Rama: Një sezon fantastik turistik na pret

108
Sigal

Bazuar në të dhënat, që janë publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, (UNËTO) Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2019, vendi i tretë në botë dhe vendi i parë në Evropë.  Këtë raport e ka përshëndetur Kryeministri Rama, i cili e ka quajtur të dhënë spektakolare dhe që paralajmëron një sezon fantastik turistik këtë verë.

“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakolare të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Evropë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”,- ka shkruar Rama në Facebook.

Bazuar në të dhënat që janë publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, (UNËTO) Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2019, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë. Në vend të parë renditet Katari dhe Arabia Saudite.