Kryemadhi takon ambasadorin e BE: Maxhoranca vodhi zgjedhjet, bllokon Reformën në Drejtësi

523
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca. Gjatë takimit Kryemadhi i shprehur shqetësimin e opozitës për bllokimin e reformës në drejtësi nga qeveria “Rama”. Kryemadhi i tha ambasadorit se LSI-ja mbështet përshpejtimin e procesit të Integrimit Evropian. Sipas Kryemadhit Reforma në Drejtësi është bllokuar nga mazhoranca me qëllimin e vetëm kapjen e saj, duke minuar konsensusin e 21-22 Korrikut 2016 dhe qëllimin për të cilin kjo reformë u ndërmor. Bllokimi i ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë është bërë me qëllim nga mazhoranca për t’u ruajtur nga ndëshkimi lidhur me gjithë aferat korruptive dhe kriminal. “Kthimi në frymën, parimet i 21-22 korrikut 2016, të një Reforme që në atë kohë mori dhe mbështetjen e Komisionit të Venecias është rruga e vetme për implementimin e një reforme të drejtë, të paanshme e të barabartë për të gjithë qytetarët shqiptarë. Pa i dhënë përgjigje, problemit më madhor që shkatërron zgjedhjet në Shqipëri, shitblerjes së votës, Reforma Zgjedhore thjesht do të riciklonte problemet e së shkuarës pa ndryshuar asgjë, nga objektivi për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.”- deklaroi Kryemadhi. Kryetarja e LSI i tregoi ambasadorit se mbi 20 për qind e votave janë shitur dhe janë blerë si dhe konfirmimi nga raporti i OSBE/ODIHR se kriminelët janë përfshirë në fushatë si pjesë e shtabeve elektorale apo si kandidatë, kërkon përgjigje të fortë dhe të menjëhershme në reformën e re zgjedhore, pasi në të kundërt demokracia në Shqipëri do të rrënohet dhe Shqipëria do të vazhdojë të jetë turpi i Evropës për nivelin e zgjedhjeve që ajo zhvillon.