Rama: Nga Meta pres gjithçka, Tedi Blushi: Gruaja e Bilalit do takohet me popullin

562
Sigal

I ftuar në emisionin Real Story, kryeministri Edi Rama komentoi edhe deklaratat e sotme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili kërcënoi edhe me shpërndarje Parlamenti, duke përmendur shpesh grushtin e shtetit.

Sipas tij, nga Meta pret gjithçka.

“Sinqerisht nuk kam asnjë të dhënë nga klima politike në Shqipëri, në këtë Shqipërinë e 1 km katror nga Presidenca te SHQUP. Nuk kam të dhëna të veçanta, por nuk kam asnjë çudi, janë situata ciklike që shfaqen hera-herës. Thjesht ndryshon teksti i këngës, por muzika është po ajo. Fallxhorët i ka Presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga Presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve”, u shpreh Rama.

Por nuk ka munguar kundërpërgjigja nga Presidenca.

Zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook, paralajmëron kryeministrin.

“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin”, shkruan Blushi.