Rama: Ne e ëndërrojmë BE-në aq shumë sa bëhemi bezdi për miqtë tanë

481
Duke shfyrtëzuar mundësinë e një takimi me disa prej përfaqësuesëve të BE në Shqipëri kryeministri Rama i ka kërkuar kryesisht ambasadores Vlahutin që t’i ndalojë ëndrrën pasi po bëhemi bezdi për miqtë.
Në fjalën e tij në konferencën e donatorëve”Smart City, go Tirana” Rama u shpreh “Në fakt më takon të bëj një sqarim për atë që i thashë ambasadores Vlahutin dhe në rradhë të parë BE-së:ka për për detyrë të na ndalojë së ëndërruari, ne e ëndërrojmë BE-në aq shumë sa bëhemi bezdi për miqtë tanë- tha Rama lidhur me dëshirën e shqiptarëve që rritet për tu anëtarësuar në BE
Ndërkohë shefi i qeverisë e nisi dhe e përfundoi fjalën e tij në konferencë me kontributin e arkitektit Stefano Boeri dhe projektit të tij në Shqipëri duke e cilësuar si mjaft të vlefshëm
“Stefano Boeri, vjen të na ndihmojë jo për të na nxitur të ulim intensitetin e endrrave tona, shpresoj që eksperienca e tij këtu të jetë më e mirë se e Milanos. E shkuara e Milanos është shumë më e rëndë në kuptimin e peshës që ka tradita sesa e shkuara e Tiranës që përgjithësisht është për t’u përmisuar.”-tha Rama
Sigal