Rama ndan pamje nga ndërtimi i gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas: Shkollë moderne, me hapësira bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet për ndërtimin nga e para të gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas.

Gjimnazi do të jetë një hapësirë për 800 nxënës me klasa bashkëkohore, terrene sportive dhe hapësira të gjelbërta.

NOA

“Në Laknas po ndërtohet nga e para gjimnazi modern “Sulejman Elezi”.

Një hapësirë e re për 800 nxënës, me: klasa bashkëkohore, terrene sportive, hapësira të gjelbra, panele diellore për energji të pastër”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.