Rama “mërzitet” nga pyetjet e qytetarëve: Po bëni sikur po vuani nga dora e robit

374
Kryeministri Edi Rama nuk i ndal reagimet në rrjete sociale në lidhje me koronavirusin.
Rama shprehet se të gjithë liderët botërore e kanë quajtur një luftë të gjithë këtë që po ndodh, dhe se duhet konsideruar e tillë nga çdo qytetar.

Sigal

I mërzitur nga pyetjet e qytetarëve ai ka shkruar se vuajtjet po vijnë nga dora e Zotit dhe jo e njeriut.

Postimi i plotë i Ramës

🔴 O ju vëllezër e motra që bëni ca pyetje sikur po vuani nga dora e robit, jo nga dora e zotit!
🔴A do ta kuptoni edhe ju, siç e ka kuptuar shumica, se kjo është luftë e vërtetë dhe pyetja është:
🔴Po t’i shihnit avionët që ju bombardojnë mbi kokë dhe plagët që hapin, a do ti bënit ato lloj pyetjesh?
🔴Presidenti i francës mbrëmë i tha pesë herë popullit të tij: jemi në luftë!
🔴Ju lutem ndajeni mendjen:
🔴Jemi në luftë!
🔴Nuk jeni në shtëpi se dua unë, po sepse ka një armik që ka sulmuar vendin tonë!
🔴 Prandaj bëni secili luftën tuaj dhe bëni durim!
🔴Ne po bëjmë e do bëjmë gjithçka që është e mundur mbi këtë tokë, po nuk jemi zoti dhe nuk zgjidhim dot me magji probleme e halle që janë reale, por që janë pjesë e të qenit në luftë!
🔴Askush nuk do të bënte dot më shumë për ju, se sa po bëjmë dhe do të bëjmë deri në fund, unë dhe qeveria ime!
🔴Me mish e me shpirt!