LSI Durrës, Elona Guri: Në 8 vite qeverisje “Rilindja” nuk u kujdes aspak për shqetësimet e qytetarëve dhe nevojat bazike të familjeve të thjeshta

187
Sigal

Në vazhdim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, drejtuesja politike e Qarkut Durrës, Elona Guri ka vazhduar takimet me qytetarë të Durrësit, nga ku thotë se në 8 vite qeverisje “Rilindja” ka qenë vetëm në shërbim të oligarkëve.

“Braktisi njerëzit e thjeshtë dhe nuk u kujdes aspak për shqetësimet e qytetarëve dhe nevojat bazike të familjeve të thjeshta.”,- shprehet Guri në një postim të sajin të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i saj i plotë:

“Rilindja” 8 vite qeverisje në shërbim të oligarkëve. Braktisi njerëzit e thjeshtë dhe nuk u kujdes aspak për shqetësimet e qytetarëve dhe nevojat bazike të familjeve të thjeshta.
Duhet një qeverisje e popullit, nga populli dhe për popullin.
Duhet NDRYSHIM.
Më 25 prill vjen NDRYSHIMI I MADH për Durrësin e mbarë Shqipërinë
Elona Guri
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI